Ministrja Kodheli ndodhet në Bruksel në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s për forcimin e Mbrojtjes Kolektive të NATO-s.
Në një postim në rrjetet sociale Kodheli shprehet se vendi ynë ka gati kapacitetet në dispozicion të Mbrojtjes Kolektive dhe pritet t’i bashkëngjitet me personel ushtarak grup-batalionit të udhëhequr nga Kanadaja, në Letoni.
Kodheli: “Një kompani e Forcave të Armatosura shqiptare është pjesë e Task-Forcës së Përbashkët të Reagimit Shumë të Shpejtë të NATO-s (VJTF), për periudhën 2016-2018. Por jo vetëm kaq. Shqipëria ka gati kapacitetet në dispozicion të Mbrojtjes Kolektive dhe pritet t’i bashkëngjitet me personel ushtarak grup-batalionit të udhëhequr nga Kanadaja, në Letoni. Të gjitha këto, në një vit ku kemi shënuar pjesëmarrjen më të madhe të Forcave tona të Armatosura në stërvitjet dhe trajnimet e Aleancës”.