Tom Doshi dëshmoi në procesin ndaj Mark Frrokut ku ndër të tjera akuzohet edhe për ndërtim të paligjshëm.
Në dëshminë e tij, Doshi ka thënë se hotelin tek “Rruga e Durrësit:” ia ka shitur Frrokut pa asnjë lloj shtese.
Tom Doshi është thirrur si dëshmitar i prokurorisë në procesin ndaj Mark Frrokut i akuzuar për vrasje, fshehje të të ardhurave dhe ndërtim të paligjshëm. Prokuroria ka kërkuar dëshminë e deputetit Doshi për akuzën e ndërtimit të paligjshem ndaj ish-deputetit Mark Frroku.
Tom Doshi dhe Mark Frroku janë të bashkëpandehur në një tjetër proces, ku akuzohen për inskenimin e një tentative vrasjeje ndaj deputetëve Mhill Fufi dhe vetë Tom Doshit.