Familja shqiptare Bukura, fati tragjik mes teatrit dhe pikturës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja shqiptare Bukura, fati tragjik mes teatrit dhe pikturës

20:23 | 26/10/2016
në Uncategorized
0

Familja shqiptare Bukura që la gjurmë të rëndësishme kulturore në Greqi. Nga gjiri i kësaj familje dolën dy nga piktorët më të mëdhenj të Greqisë si dhe njeriu që ndërtoi teatrin e parë prej guri.

Nga Arben Llalla

Vetëm në Athinë sot numërohen rreth 70 trupa teatrale private që kanë një veprimtari të gjerë. Qysh në lashtësi Athina njihet për teatrot e mëdhenj që kanë ekzistuar, por pas pushtimit të Greqisë nga osmanët jeta artistike teatrale u zhduk. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha, ai kishte një shpirt të pasur prej artisti. Ai është djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas, Gjergj Bukura, babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe gjyshi i piktorit Jani Altamura, djali i Elenit.

Në rini Jani Bukura ishte një lundërtar i guximshëm dhe i zoti, udhëtoi dhe transportoi shumë mallra nga jashtë, në Greqi. Përpara revolucionit të 1821, bëri një udhëtim shumë të gjatë dhe të lodhshëm nga Barcelona për në Afrikën e Jugut, pa udhërrëfyes dhe me pak detarë. Nga ky udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm u kthye në ishullin e Specas më 1820, nga ku mori pjesë në Revolucionin e 1821, përkrah kushëririt të tij Panajot Bukuras.

2
Eleni Bukura, autoportret

Jani Bukura dhuroi 10.000 mijë monedha spanjolle për çlirimin e Greqisë nga turqit. Në vitin 1835, shiti anijen e vet në Spanjë për t’u vendosur më tej në Athinë për të shkolluar fëmijët e tij. Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin.

Nga viti 1844, Jani Bukura u mor me ndërmarrjet teatrale, pasi kishte ndërtuar të parin teatër në Athinë me mure guri, i cili mbeti në histori me emrin “Teatri Bukura”. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë greke, e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas në Greqi.

Historia e Teatrit Bukura

Në vitin 1834, Athina ishte caktuar kryeqytet i Greqisë, dhe në të u grumbulluan interesat e intelektualëve, artistëve të shumtë. Në verën e vitit 1836, në Athinë, Skonxopulos krijoi një grup me aktorë amatorë në një ndërtesë prej druri, pa çati dhe dha shfaqet e para teatrale. Kjo ndërmarrje dështoi ekonomikisht dhe më pas përsëri Skonxopulos në verën e vitit 1837, kthen në teatër një sallë të braktisur dhe përsëri dështoi.

Në të njëjtin kohë italiani Goetano Meli ndërtoi një teatër prej druri në sheshin “Shën Teodorët”, por dështoi edhe ky teatër. Përkundër teatrove prej druri, i pari teatër prej guri, i takon të jetë “Teatri Bukura” me gjithë vështirësitë, pati një jetë të suksesshme të gjatë.

U përurua më 1840, me një grup aktorësh italianë dhe vunë në skenë operan “Luçia de Lamermur” të Donixetit. Vazhdoi më tej me të tjera vepra lirike dhe iu kushtua melodramës italiane, e cila në atë periudhë parapëlqehej nga qytetarët e Athinës për disa dhjetravjeçarë.

Në verën e vitit 1840 në teatrin e ri “Bukura” dha shfaqje grupi teatral grek nga Sira, i Kastorkit, i cili paraqiti veprat “Bruti” e Valerit, “Timoleu dhe Riga Tesalioti” të Zabelit. Po atë verë erdhi në Athinë nga Bukureshti, Kostandin Qiriaku, i cili krijoi ndërmarrje bamirëse me synimin e mbijetesës së teatrit në Athinë. Kostandin Qiriku vuri në skenë me grupin e tij amator veprën “Aristodimos” të Vinçenco Montit. Por, nisma e mirë e Kostandino Qiriaku nuk pati vazhdim dhe ai u kthye në Bukuresht përsëri.

Kështu i pari teatër athinas prej guri kishte pronar Jani Bukura, që zyrtarisht quhet sot “Teatri i Athinës”. Në të u dhanë shumë shfaqe, u vunë shumë vepra të bukura, njohu shumë trupa.

Kjo vepër me vlera të mëdha kulturore me pronar shqiptar u shemb në vitin 1878. Sot, në vendin ku ndodhej Teatri Bukura ndodhet Shkolla e Artizanatit. Një kopje allçie e arvanitasit guximtar nga ishulli i Specas, Jani Bukura gjendet në Muzeun Etnologjik dhe Historik të Athinës. Kjo vepër është krijuar nga e bija Eleni Bukura.

Jani Sideridhi në librin “Historia e teatrit të ri grek 1794-1944”, shkruan lidhur me Teatrin Bukura: “Babis Aninos në revistën “Panteon” më 15 janar 1904 vajtonte rrënimin e Teatrit Bukura dhe mjerimin e krahinës. Teatri ishte ndërtuar në një rrafshinë, salla e tij ishte vezake, me stilin e teatrove të vjetra italiane, me sistemin e lozheve tre vendëshe me zbukurime të vjetra…”

3
Pikturë e Eleni Bukura

Eleni Bukura-Altamura (1821-1900)

Eleni ishte vajza e Jani Bukuras dhe lindi në ishullin e Specës. Ajo është gruaja e parë piktore e Greqisë pas Kryengritjes të 1821.

Historia e saj tragjike mbetet e panjohur për shkrimtarët e mëdhenj, poetët, dhe regjizorët.

Eleni Bukura nuk është thjesht e para grua piktore, por e para grua që mundi të hyjë në të pakalueshmen Akademi Artistike të Romës dhe të Napolit që përbëhej vetëm nga burrat. Ajo shkëlqen dhe ngjall admirimin e bashkëstudentëve dhe pedagogëve.

Pedagogu i ri i pikturës arbëreshi i Italisë, Saverio Atlamura bie në dashuri me të dhe në pak kohë martohen në vitin 1852. Nga kjo martesë lindin tre fëmijë Jani, Sofia, dhe Aleksandri. Nga këta Jani Altamura ishte fëmija i parë dhe më i madh, i cili u bë piktor i temave detare në Greqi dhe jetoi vetëm 25 vjet.

Fati tragjik i Elena Bukura nuk vuloset vetëm nga kjo humbje tragjike. Burri i saj, të cilit i mbeti besnik deri në vdekje, e braktis dhe ikën me një grua angleze larg në Paris. Pak pas vdekjes së djalit të parë i vdes edhe vajza nga turbekulozi. Elena pëson kriza nervore dhe lajthitet. Në krizë e sipër djeg të gjitha veprat dhe vetëmohohet nga bota. Në një nga këto kriza arrin në pikën që të çvarros fëmijët dhe t’i sjellë në shtëpinë e saj. Një shtëpi që mbeti në kujtesën e banorëve të ishullit të Specas si e “murosur”. U mundua shumë herë të vrasë veten, por jetoi deri në pleqëri të thellë. Në mars 1900 vdes në ishullin e Specës, duke lënë pas pak vepra dhe pak lëndë për një tragjedi tronditëse.

4

Jani Altamura (1852-1878)

Ky djalosh ishte djali i piktores Eleni Bukura dhe i profesorit të pikturës italiane arbëreshit, Saverio Altamura. Me prindër, dy piktorë të shquar, ishte e natyrshme që Jani të bëhej një artist i arrirë. Jani Altamura lindi në Napoli të Italisë më 1852. Atje mori mësimet e para të pikturës. Mbreti i Greqisë Gjergji i Parë mbeti i mahnitur nga pikturat e Jani Altamurës dhe dha urdhër që të dërgohej për studime në Akademinë e Arteve të Bukura në Kopenhagen të Danimarkës. U kthye mbas studimeve në vitin 1876.

Kur u ndanë prindërit e tij, u vendos në ishullin e Specas, pranë mëmës Eleni Bukura. Studion e tij e ngriti në shtëpinë e tezes Asiminë Bukura. Atje realizoi disa nga veprat më të shkëlqyera të tij dhe kryesisht mbi temat detare. Vlerësohet piktori më i madh detar i Greqisë dhe të mendosh se ky artist jetoi vetëm 25 vjet.

Germanos, Metropolitan of Patras, Blessing the flag of Revolution, Theodoros Vryzakis, 1865, 16,4x1,26m, oel on canvas. National Art Gallery and Alexandros Soutzos Museum, Athense? ??e???d??? S??t???

Vdiq në maj të vitit 1878, disa muaj përpara motrës së vet Sofisë, nga turbekulozi, duke hapur tragjedinë e shtëpisë së Eleni Bukura.

Vepra e tij shquhet për madhështinë, forcën dhe karakterin epik. Fryma epike në krijimtari është një rregull në krijuesit arvanitas. Është vazhdimësia dialektike e frymës luftarake të paraardhësve të tyre.

Vepra e jashtëzakonshmja e Jani Altamuras, “Beteja detare e Patras” është në sallën qendrore të Ministrisë së Tregtisë Detare greke.

Etiketa: arben llallaEleni Bukura-AltamuraHistoria e teatrit të ri grek 1794-1944ishulli i SpecasJani AltamuraJani BukuraJani SideridhiShën TeodorëtTeatri Bukura

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kufirin te thana, o lum miku!

Kufirin te thana, o lum miku!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com