Miliona euro të turistëve nuk ekzistojnë në bilancet e hoteleve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona euro të turistëve nuk ekzistojnë në bilancet e hoteleve –

16:32 | 22/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Afro 3.2 miliardë euro fitoi ekonomia shqiptare nga 8.2 milionë turistë që erdhën në Shqipëri përgjatë 9 muajve të vitit 2023. Në raport me periudhën janar-shtator 2022, rritja e të ardhurave është e dukshme, pasi flitet për 1.1 miliardë euro më shumë.

Por ky bum turistik, nga ana tjetër ka shpalosur bumin e madh të informalitetit dhe abuzimeve që ndodhin në industrinë turistike shqiptare. Por në rast se sektori do të ishte i formalizuar ekspertët vlerësojnë se fitimet do të ishin shumë të larta.

“Vlera reale e tremujorit të tretë duhet të jetë më e lartë se ajo e raportuar nga banka e Shqipërisë për shkak se me aq sa shoh vlera duhet të jetë 30% më shumë”, shprehet eksperti për çështjet e turizmit, Ferjold Ozuni.

Nga informacionet paraprake përflitet se më shumë se 28 mijë struktura akomoduese kanë ofruar shërbimin e tyre pa qenë të licencuara, duke ushtruar aktivitetin në informalitet dhe për pasojë duke ulur fitimin real që ka pasur ekonomia nga turistët që erdhën në vend.

Si pasojë e informalitetit të lartë, nga qytetarët apo biznese që kanë dhënë dhoma, shtëpi, apartamente apo bujtina me qira pa qenë të regjistruar, miliona euro mungojnë në buxhetin e shtetit.

Por nga ana tjetër edhe më i hidhur është evazioni fiskal që shkaktojnë strukturat akomoduese që janë të licencuara por nuk deklarojnë xhiron reale.

“Kemi një mjedis gri ku faturimi bëhet i pjesshëm ose i mangët në drejtim të turistëve. Pra turisti mund të ketë ardhur, është akomoduar në hotel por fatura për të nuk është lëshuar e fiskalizuar, gjë që më pas nga tatimet raportohet si e mos zënë e gjithë struktura” thekson Ozuni.

Një fakt i tillë u pranua edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili deklaroi vitin e shkuar se hotelet deklaronin dhomat bosh ndërkohë që ishin plotë dhe se turistët kanë kërkuar të akomodohen me mik.

Shifrat konfirmuan bumin e evazionit në turizëm!

Në pikun e sezonit turistik, në korrik, gusht dhe shtator, sipas përllogaritjeve të bëra, strukturat akomoduese kanë deklaruar se kanë shfrytëzuar vetëm 44.1% të kapacitetit të tyre sa i takon dhomave, dhe se kanë shfrytëzuar vetëm 50.4% të shtretërve që kanë pasur në dispozicion. Të gjitha këto përllogaritje bazohen në të dhënat e INSTAT, mbi strukturat akomoduese, dhe që i sjellim edhe në tabelën e mëposhtme deri në muajin tetor.

Eksperti Ozuni thotë se ka struktura akomoduese, që mund të kenë qenë plot dhe që nuk kanë deklaruar, pasi edhe kontrollet nuk kanë qenë të mjaftueshme, duke bërë që çdo e dhënë të ketë hije dyshimi.

“Kemi edhe struktura të regjistruara që raportojnë shumë më pak ose nuk raportojnë fare për dhënien me qira të dhomave apo apartamenteve të tyre”, pohon Ozuni.

Ky fakt u pranua edhe nga kryeministri Edi Rama në tetor të vitit të kaluar, teksa foli për kontrolle më të forta ndaj bizneseve.

“Po si ta shpjegojmë ne që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet, nuk korrespondojnë të dyja gjërat. Të ardhurat e deklaruara, nuk korrespondojnë. Tani këto janë gjëra të thjeshta”, u shpreh Rama në tetor 2023.

Nga janari deri në tetor të vitit 2023 nga strukturat akomoduese deklarohet se pranë tyre janë regjistruar 1.285.597 shtetas të huaj, ndërkohë deri në fund të muajit tetor sipas të dhënave po të INSTAT, në Shqipëri kanë ardhur 8.9 milionë shtetas të huaj. Bazuar në këto të dhëna, pikëpyetjet janë të mëdha se ku kanë fjetur rreth 7.7 milionë shtetasit jo rezident??

Në këtë pikë, jo vetëm që shpërfaqet informaliteti i madh me strukturat e paregjistruara por nga ana tjetër konfirmohet se miliona euro xhiro nuk u deklaruan as nga strukturat akomoduese të regjistruara.

Një tjetër e dhënë, që vërteton se jo vetëm që informaliteti gëlon në këtë sektor, por nga ana tjetër konfirmon edhe pamundësinë/paaftësinë e institucioneve shtetërore për të kontrolluar këto struktura akomoduese.

Jo vetëm buxheti qendror, por edhe bashkitë humbasin miliona euro çdo vit pasi nuk mbledhin dot taksën e fjetjes në hotele, e cila paguhet nga biznesi për çdo natë qëndrimi të pushuesve, dhe më pas mblidhet nga drejtoria vendore e taksave e tarifave.

“Kjo taksë në 99% të rasteve nuk mblidhet fare, ka raste ku njësitë akomoduese e marrin taksën akomodimi, dhe nuk e deklarojnë më tej” pohon eksperti.

Taksa varjon nga 35 lekë deri në 350 lekë, bazuar nga vendi i akomodimit dhe bashkisë. Por sipas të dhënave nga raportet e financave vendore rreth 30% e bashkive nuk e mbledhin fare këtë taksë, ndërsa një pjesë tjetër mbledh vetëm 1% të saj.

Çfarë parashikon projektligji i ri për turizmin?

Për të luftuar këto abuzime të lartpërmendura, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për turizmin, i cili synon të fusë në sitën e taksimit të gjitha strukturat akomoduese të pa regjistruara, e që japin dhoma, apartamente, shtëpi me qira në Booking apo AirBNB.

Sipas draftit çdo strukturë që përdoren për qëllime biznesi, përfshirë edhe dhomat  më të thjeshte deri te vilat, do të regjistrohet në QKB, dhe do të marrin më pas certifikatën e kategorizimit, nëse nuk ndodh e gjenden në shkelje do përballen me gjoba deri në 400 mijë lekë në varësi të dhomave që kanë.

Po ashtu në draft është parashikuar gjobë deri në 150 mijë lekë nëse nuk deklarohet numri i klientëve në mënyrë elektronike.

Këto dhe një sërë ndryshimesh të tjera, nëse respektohen sipas Ministrisë së Turizmit pritet të rrisin të ardhurat me 10-15%.

A po tërhiqet Rama nga referenca e hoteleve?

Për shkak të abuzimeve edhe në çmimet e dhomave që kanë deklaruar bizneset në faturat e tyre, kreu i qeverisë pati paralajmëruar se do të vendoset referencë për dhomat e hotele.

“Vitin e ardhshëm do keni një referencë dhe shteti do marrë atë që mendon se i takon, nën atë s’ka shans. Një referencë e thjeshtë e krijuar mbi bazën e tregut. E dimë shumë mirë se sa janë dhomat. Vitin e ardhshëm s’do pranojmë që keni pas dhoma bosh”, pati deklaruar Rama.

Por disa muaj pas këtij paralajmërimi, ministri i Financave Ervin Mete njoftoi në konferencë për mediat se kanë gati Udhëzimin me referencat e reja për vijën bregdetare, kryesisht për çmimet e shitjes, por nuk përmendi faktin e një reference për dhomat e hotele.

“Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare. Qasja do të jetë zonale. Nuk do të jetë i gjithë qarku apo qyteti me të njëjtën vlerë, por atje ku edhe sipas të dhënave të ASHK-së çmimet sidomos në vijën e parë bregdetare janë rritur ndjeshëm do të aplikohet çmim reference më i lartë”, u shpreh ministri i Financave Ervin Mete më 5 janar 2024.

Duke qenë se përgatitjet për sezonin kanë nisur dhe ende nuk ka një vendim për të caktuar çmim reference për dhomat e hoteleve, ekziston mundësia që të mos caktohet.

Read more

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

Të Lidhura

nga 27
18:09 | 18/05/2026
0

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup ku po mbajnë protestën për gjuhën shqipe. Nderkohe tre studentë janë arrestuar nga...

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

nga 27
17:33 | 18/05/2026
0

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike...

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

nga 27
17:23 | 18/05/2026
0

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur pankarta në Gjykatën Kushtetuese, jashtë ambinteve të insitucionit. Përmes protestës së tyre dhe...

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

nga 27
17:09 | 18/05/2026
0

Mijëra studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot para Urës së Gurit në Shkup duke kërkuar të drejtën kushtetuese...

Para
Plagosja në Krujë, identifikohet autori –

Plagosja në Krujë, identifikohet autori -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

18:09 | 18/05/2026
Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

17:33 | 18/05/2026
Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

17:23 | 18/05/2026
“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

17:09 | 18/05/2026
Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –

15:30 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –
  • Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –
  • Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –
  • “Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –
  • Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –
  • Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –
  • Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com