Një 44-vjeçar është ndaluar nga policia pasi shfrytëzote për të lypur një 40-vjeçar
Policia e Shkodrës ka ndaluar Bardhyl Karamonllari, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë pasi dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi shtetasin A.M. 40 vjeç, banues në Korçë.
Karamonllari e ka detyruar nën presionin psikologjik 40 vjeçarin që të lypte nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij Opel, dhe të gjitha fitimet i administronte vetë ai.