50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të aplikojë e kriteret – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të aplikojë e kriteret

09:17 | 23/10/2016
në Uncategorized
0

 

Mjafton një zanat për të depërtuar në tregun gjerman të punës. Janë 50 mijë vende të lira të shpallura nga Gjermania, por jo të gjitha këto kërkesa do të plotësohen prej aplikantëve shqiptarë.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, sqaron për gazetën të gjitha procedurat që do duhet të ndiqen prej atyre që janë të interesuar. Kualifikimi i duhur dhe njohja e një gjuhe të huaj janë dy kriteret bazë që kërkohen.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përmes një interviste dhënë për gazetën, Micko thotë se misioni i SHKP në gjithë këtë proces është thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të jetë një sportel i posaçëm që do të shërbejë për të orientuar qytetarët mbi hapat që duhet të ndjekin. Sa i takon listës së profesioneve që kërkohen, është e larmishme, duke filluar nga mekanik, agronom, hidraulik dhe deri tek infermierë, mjekë dhe farmacistë.

Kjo kërkesë e shtetit gjerman për të mbushur boshllëqet e tregut vendës me forcë punëtore të kualifikuar ka ngjallur interesin e shumë të rinjve, të cilët u janë drejtuar zyrave të punës për të aplikuar.

Mësohet se vetëm në harkun e më pak se dy viteve janë larguar nga vendi ynë rreth 800 profesionistë. Pjesa më e madhe prej tyre janë mjekë dhe infermierë. Dëshira për të lënë vendin nuk është nxitur vetëm prej kushteve më të mira, por edhe prej pagave më të larta.

Gjermania ka ofruar mundësi punësimi, duke shpallur 50 mijë vende të lira pune. Cilat janë profesionet më të kërkuara?

Portali zyrtar gjerman “Make it in Germany” http://www.make-it-in-germany. com/ publikon prej shumë kohësh vendet vakante në Gjermani, ashtu sikurse publikojmë edhe ne në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vendet vakante online. Ka profesione të ndryshme që kërkohen, që në shumë raste janë shumë specifike, si për shembull profesionet që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve, mekatronikën, profesionet elektrike dhe elektroteknike, TIK, sigurimi teknik në ndërtesa, mashinist treni, mjekësi dhe kujdesi shëndetësor etj.

Ministri Klosi ka thënë se nuk ka kuota të përcaktuara për vendin tonë dhe se procesi i aplikimit është edhe konkurrim nga ku fiton më i miri…

Po. Nuk ka kuota të përcaktuara për asnjë vend, d.m.th., as për vendin tonë. Theksoj edhe një herë se këto vende pune ofrohen për të gjithë të interesuarit, brenda dhe jashtë BE-së, si dhe më gjerë.

Të mbetemi pak te mënyra e aplikimit, çfarë praktike ndiqet dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë, nuk ka kritere paraprake, qofshin këto moshore, gjinore etj. E vetmja kërkesë që duhet përmbushur është kualifikimi i duhur për vendin e punës. Pra në këto kushte mund të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të përfituar një vend pune, ku natyrisht kërkohen njohuri të gjuhës së huaj, në të shumtën e rasteve gjermanisht, si dhe një dëshmi profesionale e njohur në Gjermani.

Në faqen e sipërpërmendur përshkruhen në mënyrë të detajuar dhe të hollësishme procedurat e aplikimit në 4 gjuhë, përkatësisht në gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Sa i takon pozicionit që do të ketë Shërbimi Kombëtar i Punësimit në këtë proces,më duhet të qartësoj se roli ynë do të jetë thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të ngrihet një sportel i posaçëm, që do të informojë qytetarët e interesuar mbi hapat që ndiqen. Dy ditë më parë, në prezencë të ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, u hap Qendra Gjermane e Informimit për Migracion, Arsim profesional dhe Karrierë (DIMAK). DIMAK Albania, së bashku me stafin e SHKP-së, do të ofrojë në një qendër të vetme informacione në lidhje me mundësitë dhe rreziqet e migracionit, si dhe këshillime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani. Qendra që është hapur tashmë në Tiranë, nuk do të jetë e vetmja. Të gjitha zyrat tona të punës do të jenë të përgatitura dhe të trajnuara për të dhënë informacionin e nevojshëm.

A ka afate të përcaktuara, domethënë sa kohë duhet nga intervista deri në firmosjen e kontratës?

Nuk ka afate të përcaktuara, intervista mund të realizohet shpejt dhe kontrata mund të firmoset pas përzgjedhjes. Më tej fillon procedura për aplikimin për vizë, sepse leja e punës duhet të shoqërohet dhe me lejen përkatëse të qëndrimit në Gjermani, që nënkupton aplikimin për vizë pune në Ambasadën Gjermane. Të gjitha informacionet në lidhje me aplikimin për vizë për leje qëndrimi në Gjermani mund të gjenden të përditësuara rregullisht në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë, edhe në gjuhën shqipe.

Në Shqipëri ka edhe qendra trajnimi profesional të posaçme. Një certifikatë e lëshuar prej tyre, a është garanci për të fituar vendin e punës?

Besoj e keni fjalën për mundësinë e një praktike profesionale, që është një procedurë me vete dhe që ndryshon nga aplikimi për një vend pune. Nëse përfundon me sukses një praktikë profesionale, mund të kesh një pikënisje të mirë për aplikimin për një vend pune. Garancia e vendit të punës varet nga aplikimi i suksesshëm dhe përmbushja e kushteve të sipërpërmendura.

Ajo që josh më shumë qytetarët janë edhe pagat e larta që ofrohen. Keni dijeni ju se sa variojnë pagat për profesionet që përmendët?

Pagat dhe kushtet e punës janë në përputhje me standardet e tregut gjerman të punës. Nuk mund të thuhen tarifa të sakta.

/panorama.com.al/

Etiketa: aplikimegjermanikriteremundësiperzgjedhjevende pune

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë, pranga 35 vjeçarit nga Fieri për trafikim qëniesh njerëzore

Tiranë, pranga 35 vjeçarit nga Fieri për trafikim qëniesh njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com