Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, gazetarja: Ja dokumenti që fundos Veliajn – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, gazetarja: Ja dokumenti që fundos Veliajn

15:39 | 11/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gazetarja Ola Xama, përmes një postimi në rrjetin social, ka zbërthyer ato që i quan si pika shumë interesante në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku të premten Prokuroria Speciale lëshoi 15 urdhër-arreste.

Një nga çështet ku gazetarja Xama ndalet është financimi i depozitimit të mbetejeve. Referuar dosjes së SPAK ajo shkruan “Prokuroria e Posaçme ka verifikuar me bashkitë e Qarkut Tiranë nëse janë kontaktuar dhe kanë dhënë dakordësi për të lidhur marrëveshje për të depozituar mbetjet në projektin koncesionar të inceneratorit Tiranë. Por nuk ka gjetur asnjë dokumentacion.

Korrespodenca më e hershme ishte ajo e Bashkisë Kavajë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2017, disa muaj pasi ishte lidhur kontrata e koncesionit. Por kush është përgjegjësi për këtë sipas dosjes? Ministria e Mjedisit! Rruga proceduriale që tregon hetimi për inceneratorin e Tiranës është kjo: Ministria e Financave i kërkon Ministrisë së Mjedisit miratimin për projektin nga gjithë Qarku i Tiranës.

Read more

Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehet dakord me Studimin e Fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit. Ministri i Mjedisit ridërgon kërkesën në Ministrinë e Financave dhe merr miratimin ‘pa koment’, me kushtin që të merret miratimi dhe nga bashkitë e tjera të qarkut për këtë projekt”.

Sipas saj,vendimi i Erjon Veliaj që merr përsipër financimin, në shkleje të ligjit dhe pa konsultuar bashkitë e tjera i konsiderohet shkelje Ministrisë së Mjedisit!

“Shkresa e Veliajt trajtohet si rutinë proceduriale vetëm në miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe jo si një dokument që i hap rrugën financimit të projektit, para të cilat nuk i kishte dhe duke marrë përgjegjësi për njësi vendore që nuk i takonte të shprehej”, shkruan gazetarja.

Postimi nga Ola Xama

Ka disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për hetimet e inceneratorit të Tiranës:

– Në mbledhjen e datës 20.9.2016, përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë kanë ngritur problemin e mungesës së të ardhurave në bashki për të përballuar kostot e implementimit të projektit thuhet në argumentimet e Prokurorisë. Tarifa e pastrimit që mblidhet nga bashkia nuk mjaftonte për të përballuar as shpenzimet që deri në atë moment kishte Bashkia Tiranë dhe kanë kërkuar mundësinë e financimit në masën 100% të kostove të depozitimit të mbetjeve, jo vetëm për ata por dhe për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, së paku për 4 vjet.

– Pra, deri në shtator 2016 nuk kishin para për të paguar, por në 27 mars 2017 paratë e financimit gjenden dhe merren përsipër nga Bashkia Tiranë me një shkresë të firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. 7 muaj më vonë, i bie që të ketë ndodhur ndonjë mrekulli ekonomike!

– Prokuroria e Posaçme ka verifikuar me bashkitë e Qarkut Tiranë nëse janë kontaktuar dhe kanë dhënë dakordësi për të lidhur marrëveshje për të depozituar mbetjet në projektin koncesionar të inceneratorit Tiranë. Por nuk ka gjetur asnjë dokumentacion. Korrespodenca më e hershme ishte ajo e Bashkisë Kavajë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2017, disa muaj pasi ishte lidhur kontrata e koncesionit.

– Por kush është përgjegjësi për këtë sipas dosjes? Ministria e Mjedisit! Rruga proceduriale që tregon hetimi për inceneratorin e Tiranës është kjo: Ministria e Financave i kërkon Ministrisë së Mjedisit miratimin për projektin nga gjithë Qarku i Tiranës. Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehet dakord me Studimin e Fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit. Ministri i Mjedisit ridërgon kërkesën në Ministrinë e Financave dhe merr miratimin ‘pa koment’, me kushtin që të merret miratimi dhe nga bashkitë e tjera të qarkut për këtë projekt.

– Pra, vendimi i Erjon Veliaj që merr përsipër financimin, në shkleje të ligjit dhe pa konsultuar bashkitë e tjera i konsiderohet shkelje Ministrisë së Mjedisit! Shkresa e Veliajt trajtohet si rutinë proceduriale vetëm në miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe jo si një dokument që i hap rrugën financimit të projektit, para të cilat nuk i kishte dhe duke marrë përgjegjësi për njësi vendore që nuk i takonte të shprehej!

– Në fund të kësaj procedure, Prokuroria e Posaçme konstaton se dhe Studimi i Fizibilitetit ka pasaktësi, të njëjtat që gjeti dhe një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tani kush e ka përgjegjësinë për dhënien e miratimit të një Studimi Fizbiliteti të gabuar, vetëm Ministria e Mjedisit dhe ajo e Financave apo dhe Bashkia Tiranë? Dakordësinë për këtë Tusha dhe Simixhiu e dhanë, apo vetë kryetari?!

The post Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, gazetarja: Ja dokumenti që fundos Veliajn appeared first on 27.

Të Lidhura

Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

nga 27
14:09 | 28/05/2026
0

Shtetet e Bashkuara e kanë futur sërish Francesca Albanesen në listën e personave të sanksionuar. Raportuesja speciale e Kombeve të...

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

nga 27
13:29 | 28/05/2026
0

Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka braktisur sallën...

Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –

Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –

nga 27
13:27 | 28/05/2026
0

Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt e parë të vitit, ndërsa të dhënat e prillit tregojnë se...

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

nga 27
13:19 | 28/05/2026
0

Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka braktisur sallën...

Para
Kremlini i përgjigjet komenteve për Putin: Retorikë e papranueshme –

Liderët në Kiev janë çmendur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

14:09 | 28/05/2026
“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

13:29 | 28/05/2026
Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –

Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –

13:27 | 28/05/2026
“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

“Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

13:19 | 28/05/2026
Skandali me tenderët e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokatja e saj –

Skandali me tenderët e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokatja e saj –

13:09 | 28/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –
  • “Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –
  • Rrugët e përgjakura të Shqipërisë, aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill –
  • “Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –
  • Skandali me tenderët e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokatja e saj –
  • Goditja e grupit të Igli Kamberit, jepen masat në GJKKO, lirohet shoferi që solli 700 mijë € –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –
  • “Fute mikrofonin në xhep!” Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com