Kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar programin e bujqësisë me fermerët e Gjirokastrës, ku foli mbi masat e qeverisë për të stimuluar bujqësinë në vend.
Rama tha se kanw marrë një masë shumë kurajoze duke lënë në buxhet 20 % rimbursim për çdo produkt të shitur në rrugë formale.
Por sipas tij, fshati përveç bujqësisë ka nevojë për infrastrukturë, shërbime, shkolla etj
Gjithashtu, rama tha se rritja e numrit të turistëve do të ketë impakt në ekonominë lokale dhe familjare të njerëzve që jetojnë në këtë zonë.