Kryedemokrati Sali Berisha, bëri një deklaratë për mediat pasi doli nga salla e parlamentit, ku deputetët e opozitës zhvilluan protestën e tyre me flakadanë dhe e detyruan Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, ta mbyllte me shpejtësi seancën që u zhyt nën tymin e revoltës.
Berisha është shprehur Edi Rama do të trajtohet si puçist, pasi ka marrë të gjitha pushtetet e parlamentit.
Ai shtoi se edhe pse parlamentit ishte rrethuar nga gardistë, asgjë nuk e ndali aksionin e opozitës.
Sipas tij parlamenti funksionoi në klandestinitet, si në shpellë duke shtuar se kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit dhe kushtetutshmërisë nuk njeh kufij.
“Ju patë sot se si Linda e parlamentit është e aftë të shkatërrojë çdo gjë për hir të Edi Ramës. Por e garantoj Edi Ramën se nuk ka Lindë në botë që mund ta mbrojë atë dhe se për puçin e tij, për grushtin e shtetit brenda shtetit, dmth për marrjen e pushteteve të parlamentit dhe bllokimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve, ai do trajtohet si puçist dhe do marrë përgjigjen që meriton.
Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.
Ju e patë se si e kishin rrethuar parlamentin, se si ishin vënë 15 në një derë, por asgjë nuk e pengoi aksionin, betejën pa kthim të opozitës dhe u detyruan të funksionojnë si në parlament, si në shpellë.
Kreativiteti në mbrojtje të parlamentarizmit nuk njeh kufi.
Kjo është seanca e turpit, që u shërbye nga deputetë mercenarë që nuk kanë kodin minimal etik të ligjit dhe Kushtetutës.
Ata që folën sot janë mëkatarë kryesorë në grupin parlamentar dhe unë i thashë atij Sinës, se ai e bën për herë të dytë. Ai është grabitqar i pasurive publike të fshatrave të Vlorës, me një gurore ka detyruar që të largohen sa e sa familje. Prandaj e kanë të kapur dhe flet pa asnjë lloj kodi etik, pa asnjë respekt për ligjin dhe Kushtetutën.
Por ne nuk dekurajohemi nga Petro Koçër dhe këta lloj deputetësh skllevër të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.