Tenderi 60 MLN lekë ‘Copy Paste’ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi 60 MLN lekë ‘Copy Paste’ –

13:17 | 30/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Qytetarët duhet t’i paguajnë KESH-it edhe ajrin që përdor për frymëmarrje Ergys Verdho dhe stafi i tij. Jo vetëm ajrin, por edhe ndotjet akustike dhe ato të ujit! Dhe këto para i fut në shpenzimet që ndikojnë më pas në llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo që zbulon sot Gijotina.com qenka një tender Copy Paste, që e bën çdo vit drejtori Ergys Verdho, me qëllim përvetësimin e një fondi për asgjë.

Eh, mund të tingëllojë pak çuditshëm, por qeveria me paratë tona ushqen KESH, që gjithmonë del me humbje se Verdho i shpërdoron lekët në këto forma.

Këtë herë drejtori ka aktivizuar tenderin me objekt “Monitorimi i treguesve mjedisor në njësitë e prodhimit”. Në dokumentet e siguruara nga Gijotina.com tregohet se 60 milionë lekë (pa TVSH) do t’i jepen një kompanie private që të bëjë monitorimin në ajër për CO, CH4, O2, H2S. Matje e ndotjes akustike, matje e ndotjes së ujit, matje që në fakt janë një rutinë që duhet ta bëjë vetë korporata, se ka staf organik që paguhet për sigurinë në vendin e punës. Kjo punë është 8 ditë dhe kryhet një herë në vit.

Po pse more zoti Ergys, do të thotë ndonjë lexues, nuk merrni një epruvetë me ujë dhe ta çoni në laborator t’i bëni analizat?

Po merrni edhe ca tullumbace me ajër dhe dërgojini tek laboratori dhe paguajeni faturën e analizave si për çdo shërbim tjetër. E po, duhen përvetësuar këto 60 milionë lekë bashkë me miqtë biznesmenë. Për ta mbuluar zullumin bëhet një tender!

Afati për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e tenderit të “analizimit të ajrit” ishte parashikuar për ditën e sotme, por kjo nuk do të ndodhi për shkak se procesi është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Dy kompani kanë bërë ankesa veç e veç për këtë prokurim dhe të dyja konstatojnë abuzim dhe manipulim.

Më datë 21 nëntor 2023 është bërë denoncimi nga firma “Tenuis Laboratories” ose ish- Noval në pronësi të Petrit Mahos.

Ai shprehet se në pikën ku kërkohet monitorimi i gazrave në ajër, KESH ka vendosur kritere të pabazuara në ligj, madje disa prej pikave nuk qëndrojnë as duke i parë në logjikën e thjeshtë, dhe jo më nga shqyrtimi i një eksperti.

Po ku ka logjikë Ergysi, kur vjen puna tek paratë e tenderit?!

Maho thekson se vendosja e kritereve për fushën e matjes është marrë ‘copy paste’ nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit dhe prandaj del në kundërshtim të plotë me procedurën dhe gjithë përmbajtjen e tenderit. Në përfundim ai kërkon që KESH të ketë të paktën 1 ekspert mjedisor në stafin e tij.

Nëse kjo pikë e ankesës vërtetohet, edhe nga KPP, do të thotë se situata është shumë alarmante dhe duhen marra masa urgjentisht, sepse korporata qenka mbushur me të paaftë.

Nuk e kuptojmë pse Verdho dhe Maho janë prishur në “pazar”, por ankesa po nxjerr zbuluar të palarat e drejtorit të KESH.

Në fakt, Maho prej kohësh fiton tenderë nga korporata KESH, por edhe nga institucione të tjera.

Kujtojmë se në shtator të viti 2019, përmes kompanisë “Noval” Petrit Maho arriti të nxirrte jashtë loje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore në vend. Nga një kontratë e nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë asaj kohe Blendi Çuçi, Noval mori përsipër që të kryejë analizat e mostrave ushqimore. Konkretisht bëhet fjalë për Urdhrin nr. 524 të miratuar me 23 shtator 2019 , në bazë të të cilit autorizonte kompaninë shqiptare “Noval” për të kryer analizat e mostrave ushqimore, të cilat merreshin gjatë kontrolleve në terren nga ana e inspektorëve shtetërorë të Autoriteti Kombëtar të Ushqim.

Kështu ka ndodhur edhe me monitorime të mëparshme që ka bërë KESH, por Maho ka qenë gjithmonë “mirëkuptues”.

Ana tjetër e skandalit të KESH me këtë tender

Në të njëjtën ditë është bërë një denoncim edhe nga firma ECCAT shpk, në pronësi të Luan Ballabanit. Në ankesën e dorëzuar përfaqësuesi i firmës shprehet se KESH ka vendosur kritere diskriminuese që as nuk përputhen me objektivin e tenderit dhe shkelin ligjin. Ouu! A i bën Ergysi këto gjëra (vepra penale: shkelje e barazisë në tenderë)?

Sipas kompanisë, drejtori Verdho kërkon certifikime dhe vërtetime që janë jashtë kuadrit ligjor dhe hidhen dyshime që as vetë stafi i KESH që harton tenderët nuk i ka parë se çfarë kriteresh ka vendosur.

Kështu bëhet ankesa e dytë që vë në dukje se në çfarë mënyrë antiligjore është hartuar tenderi. Kuptohet se letrat janë bërë nxitimthi me qëllim përvetësimin e këtyre parave në bashkëpunim me ndonjë biznesmen të paracaktuar dhe të privilegjuar.

Bëmat e drejtorit Verdho

Sipas KLSH, kur Ergys Verdho ishte drejtor te Rrugët i zhvati shtetit 630 milionë Euro me tenderë fiktivë e fonde disa herë më të shtrenjtë se kostoja reale e projekteve. Ndërsa qysh prej muajit qershor 2021 në krye të KESH-it po vazhdon shpërdorimet me shitblerjen e energjisë dhe tenderë për shërbime e investime që janë kryer më parë, siç është rasti i tenderit që përmendëm më sipër apo ky i “monitorimit mjedisor”.

Një tender tjetër fiktiv me vlerë mbi gjysmë miliardë lekë, ka përforcuar bindjen se drejtori i KESH, Ergys Verdho fut duart në fondet publike, duke u fshehur pas procedurave të cilat i urdhëron dhe i sajon vetë.

Tenderi që ka sajuar ishte me objekt: “Ndërtimi i Sistemit i DMS dhe Arkivës Teknike të KESH”, me vlerë kontrate 503 milionë lekë me TVSH, nënshkruar më 17 janar 2023 me kompaninë “Communication Progress”.

Drejtori Ergys Verdho e ka shpikur tenderin sepse Sistemi i DMS dhe Arkiva Teknike e KESH ishin ndërtuar qysh në muajin qershor 2020 nga drejtori paraardhës me vlerë 210 milionë lekë dhe ishin në funksion të plotë.

Përveç raporteve të KLSH janë bërë edhe 12 kallëzime penale nga bizneset, që ndoshta po shfletohen nga SPAK-u për të krijuar bindjen, nëse është peshk i madh i korrupsionit?

Lexo edhe:Për beton dhe suva, Ergys Verdho i fal 1.3 MLD lekë Paqësor Buzit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Të Lidhura

nga 27
10:17 | 24/02/2026
0

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

nga 27
09:47 | 24/02/2026
0

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të...

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

nga 27
09:35 | 24/02/2026
0

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Para
Komisionet Hetimore, PS depoziton kërkesën për ndryshime në ligj –

Komisionet Hetimore, PS depoziton kërkesën për ndryshime në ligj -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com