Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

07:56 | 12/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022, shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 3.9.

Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut, por të dhënat e fundit nga ky shtet i përkasin vitit 2021. Mungojnë të dhënat për Kosovën që ka një popullsi të re dhe numër të lartë martesash. Në rajon, niveli më i ulët i martesave është në Serbi, me 4.6 martesa për 1000 banorë.

Pas Shqipërisë, normat më të larta bruto të martesave janë regjistruar në Turqi, me 6,6, dhe Moldavi, me 6,1. Në Shqipëri, norma e martesave ka qenë relativisht e lartë në vitet 1980-1990, duke arritur kulmin në vitin 1990, me 8,9 martesa për 1 000 banorë. Pas kësaj periudhe, vihet re një rënie graduale.

Nga ana tjetër, divorcet në Shqipëri janë bërë më të zakonshme krahasuar me të kaluarën. Në vitin 2024, norma ishte 2,0 divorce për 1 000 banorë, ndërsa në vitin 1964 ishte vetëm 0,6, çka përfaqëson një rritje prej rreth 233%. Kulmi u arrit në vitin 2019, me 2,1 divorce për 1 000 banorë. Norma e divorceve është mbi mesataren europiane, që rezultoi 1.6 në 2024-n.

Shqipëria u rendit e 11-a për numrin e lartë të divorceve në raport me popullsinë në 2024-n. Duke përjashtuar vendet baltike, që kryesojnë për divorcet në raport me popullsinë, me treguesin për 1000 banorë nga 4 në Moldavi dhe 2.5 në Lituani e 2.1 në Estoni, Shqipëria renditet e pesta në Europë, pas Danimarkës (2.1), Turqisë (2.2), Finlandës (2.1) e Suedisë (2.1).

Vendet baltike kanë norma të larta divorcesh kryesisht sepse divorci është më i pranueshëm shoqërisht, më i lehtë ligjërisht dhe gratë kanë më shumë pavarësi ekonomike.

Në Shqipëri, shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë. Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, nga rreth 29 mijë në 1990-n.

Në të kundër divorcet janë rritur. Në 2024-n kishte gjithsej 4800 divorce, nga rreth 2700 në 1990-n. praktikisht në vend një e treta e martesave nuk arrin të zgjasë “derisa vdekja ti ndajë”. Në Europë, fqinjët italianë, ku ka shumë shqiptarë emigrantë, praktikisht nuk po martohen më. Italia kishte treguesin më të ulët për martesat për 1000 banorë, në vetëm 2.9, ose më shumë se gjysma e Shqipërisë. Martesat janë të ulëta dhe në fqinjin tjetër Greqi (3.5), ku jetojnë më shumë se gjysma e emigrantëve shqiptarë.

Më pak martesa, më pak divorce

Sipas Eurostat, në BE u realizuan rreth 1,7 milion martesa dhe rreth 0,7 milion divorce në vitin 2024. Në raport me popullsinë, këto shifra janë 3,9 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1,6 divorce për çdo 1 000 persona.

Që nga viti 1964, viti i parë për të cilin ka të dhëna, norma bruto e martesave në BE është ulur me më shumë se 50% në terma relativë, nga 8,0 për 1 000 persona në vitin 1964, në 3,9 në vitin 2024. Tendenca rënëse është ndërprerë nga disa rritje të përkohshme në vitet 1989, me 6,4 për 1 000 persona; 2000, me 5,2; 2007, me 5,0; dhe 2018, me 4,5.

Rënia e konsiderueshme e vërejtur midis viteve 2019, me 4,3 për 1 000 persona, dhe 2020, me 3,2, në normën bruto të martesave mund të interpretohet si efekt i pandemisë COVID-19, duke përfaqësuar një ulje prej pothuajse 25%. Që atëherë, është vërejtur një rritje e lehtë e normës bruto të martesave, e cila vlerësohet në 3,9 në vitin 2024.

Gjatë së njëjtës periudhë të gjatë, norma bruto e divorceve pothuajse është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 persona në vitin 1964, në 1,6 në vitin 2024. Norma e divorceve arriti kulmin në vitin 2006, me 2,1 për 1 000 persona, dhe që atëherë ka ardhur duke u ulur lehtë.

Në vitin 2024, Malta kishte normën më të ulët të divorcit në BE, me 0,9 divorce për 1 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Rumania. Ndërsa normat më të larta u shënuan në vendet baltike, kryesisht në Letoni dhe Lituani, si dhe në Estoni, Finlandë dhe Suedi.

Një pjesë e kësaj rritjeje mund të shpjegohet me faktin se divorci u legalizua në disa vende të BE-së gjatë kësaj periudhe, si për shembull në Itali, Spanjë, Irlandë dhe Maltë.

Fillimi i pandemisë COVID-19 duket se ndikoi edhe në normën e divorceve, gjë që shihet nga rënia e lehtë midis viteve 2019 dhe 2020. Megjithatë, ulja e normës bruto të divorceve ishte shumë më pak e theksuar, rreth 10%, sesa ajo e normës bruto të martesave. Që atëherë, kjo vlerë ka mbetur pothuajse e pandryshuar./Monitor

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 12/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –

nga 27
07:40 | 12/05/2026
0

Dashi Qartësia është aleati juaj kryesor sot për të shmangur keqkuptimet me njerëzit përreth. Shumë nga pengesat që ju kanë...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

nga 27
07:35 | 12/05/2026
0

Kjo e martë, 12 maj, pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve...

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

nga 27
23:00 | 11/05/2026
0

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:06 | 12/05/2026
Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen –

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

07:56 | 12/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –

07:40 | 12/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

07:35 | 12/05/2026
Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

23:00 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026
  • Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –
  • Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com