Gruaja e re që u gjet e vdekur sot pasdite në Vlorë, është mbytur në ujërat e detit dhe trupi i saj u shfaq në breg duke tronditur të shoqin që e pikasi.
E ndjera ishte E.T., 32 vjeçe banore e Vlorës. Ajo u gjet në zonën e njohur si “Plazhi i Vjetër”, raporton noa.al duke cituar burime lokale.
Bashkëshorti i 32 vjeçare e ka parë trupin në det dhe është sulur ta nxjerrë duke shpresuar se do ta mbante në jetë.
Ai arriti të ndërhyjë dhe e nxori në breg, ku ishte pa ndjenja.
Në vendngjarje erdhi ambulanca e cila konstatoi se e ndjera kishte ndërruar jetë.
Trupi është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Dyshimet e para janë se gruaja 32 vjeçare ishte përfshirë nga një gjendje depresioni dhe kjo gjendje mendohet ta ketë nxitur drejt fundit tragjik.
gijotina.com/










