Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka informuar se Komisioni i Prokurimit Publik ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, për procedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot-Morinë.
Komisioni i Prokurimit Publik ka skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi” duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të vijojë me negocimin e kontratës për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim me Bankën Botërore.