Kemi grup të ekuilibruar, do bëjmë diçka ndryshe – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi grup të ekuilibruar, do bëjmë diçka ndryshe –

13:24 | 09/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kombëtarja shqiptare U-21 nis të dielën e 12 nëntorit grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Takimet ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor) do të luhen të dyja në transfertë.

Trajneri i Shpresave ka ftuar 24 lojtarë për këto dy takime shumë të rëndësishme të Shqipërisë U-21. Në konferencën zyrtare për mediat, të zhvilluar mesditën e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ trajneri Bushi komentoi listën e futbollistëve të grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto sfida si edhe gatishmërinë e skuadrës dhe objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

Ndeshjet me Rumaninë dhe Malin e Zi ? – Gjëja më e mirë është që në pesë muajt e fundit, ne kemi bërë pesë ndeshje, duke pasur parasysh që muajt korrik dhe gusht i kemi patur pushim. Në qershor kemi luajtur me Bullgarinë dhe në shtator dhe tetor kemi zhvilluar ndeshjet e tjera. Është diçka shumë e mirë, sepse ekipi është konsoliduar dhe janë njohur shumë mirë me njëri-tjetrin dhe atë stil loje që ne kemi menduar të luajnë, ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe për këtë ndihem mirë. Gjithashtu ndihem mirë edhe që ndodhemi në vendin e parë dhe ekipi po ashtu, pavarësisht që kemi zhvilluar vetëm katër ndeshje. Kundërshtarët kryesorw kanë një ndeshje më pak por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse të jesh në vend të parë në këtë grup kaq të ekuilibruar është diçka e mirë, është një emocion i veçantë, kënaqësi e lojtarwve dhe motivim për ndeshjet e radhës me Rumaninë dhe Malin e Zi. Mendoj se janë kundërshtarë shumë të fotë, kemi luajtur i njohim shumë mirë, ashtu siç na njohin edhe ata ne. Do të bëjmë diçka ndryshe siç bëmë ndeshjen e parë me Rumaninë. Duhet të jemi më shumë të ekuilibruar, sepse në ndeshjen që zhvilluam këtu me Rumaninë na kanë vendosur shpeshherë në vështirësi dhe na kanë kapur në kundërsulm. Do të mundohemi të jemi më të ekuilibruar në ndeshjet që do të zhvillojmë më Rumaninë, po ashtu edhe me Malin e Zi sepse është një kundërshtar në nivel pothuajse me ne.

Risitë në listë vijnë nga kampionati shqiptar–  Mendoj që janë dy lojtarë më perspektivë. Rashica është ditëlindja 2004 po ashtu dhe Beqja. Mendoj që janë lojtarë të perspektivës, lojtarë shumë të mirë. Rashica është hera e parë që vjen me ne, ka qenë lojtari i të rinjve të Kosovës. Unë e falenderoj që ka zgjedhur të luajw me Shqipërinë, vetë lojtari kishte kënaqësi të luante me Shqipërinë. Shpresoj që t’i dali sa më shpejt pasaporta dhe ta kemi gati për ndeshjen e radhës. Shqipëria nuk është se ka shumë lojtarë të rinj, nga kampionati nuk është se i japin shumë hapësirë të rinjve dhe ky është një problem i madh për ekipin Kombëtar U-21 sepse nuk ka ku të kërkojë lojtarë, prandaj jemi munduar të shikojmë gjithmonë jashtë. Edhe pak lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, nuk është se punohet shumë me ata nga ana individuale, për t’i rritur si fizikisht, si teknikisht, si taktikisht.

Ka patur interes për futbollistin Arijon Ibrahimovic ? – Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Europës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presw Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Europës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne.

Objektivat e Shqipërisë në këto dy ndeshje – Futbolli është i paparashikueshëm, pavarësisht se diferencat janë të mëdha, Rumania me Shqipërinë, kur i sheh lojtarët individualisht. Ne kemi disa lojtarë që janë më të mirë se ata individualisht. Rumania ka shumë lojtarë të mirë, të cilët kanë minuta nën këmbë dhe luajnë në klube shumë presitigjioze në Europë. Kanë nivel të lartë. Por siç e thashë, futbolli është i paparashikueshëm dhe mund të ndodhë gjithçka. Ne do të shkojmë atje për të qenë të ekuilibruar dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Kanë kaluar më shumë se gjysma e ndeshjeve dhe duhet të jemi pak të zgjuar, jo euforikë. Në Finlandë ishim pak euforikë dhe u ndëshkuam shumë shpejt. Eufori pak nga lojtarët, për shkak të moshës delikate. Secili mendon për më mirë, por duhet të kemi kujdes dhe për më mbrapa. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të mbrohemi mirë, sepse lojtarët, individualisht, nëse i lë hapësira, janë shumë të shpejtë dhe të mirë fizikisht dhe të bëjnë problem. Jam edhe i mendimit që te kjo moshë nuk duhet parë edhe shumë rezultati, sepse të kënaq futbolli i luajtur bukur, të shënojmë gola. Por, kur jemi afër dhe jemi në vend të parë, pse mos ta tentojmë? Të jemi më të ekuilibruar dhe jo të shkojmë shumë përpara. Do të isha i kënaqur me një barazim ndaj Rumanisë. Rumania është një ekip i fortë, ka fituar ndeshjet brenda me tre goditje standarde. Grupi është i ekuilibruar dhe një rezultat pozitiv do të ishte shumë mirë për ne.

Lojtarët nga Kosova që zgjedhin të luajnë për Shqipërinë, për shkak të Bushit apo ndikon suksesi i Kombëtares A? – Mund të jetë ekipi i parë, por nuk mendoj. Ne kemi marrë gjithmonë lojtarë shqiptarë nga Kosova. Nuk po marrim vetëm tani që ekipi A ka rezultate. Është zgjedhja e tyre, ne thjesht i kontaktojmë. Jo për të bërë polemika, por ne thjesht i kontaktojmë nëse ata kanë dëshirë të vijnë të luajnë për Shqipërinë. Është një luks i madh që një lojtar të ketë mundësi të zgjedhë mes dy ekipeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Të dyja Kombëtaret janë njësoj. Siç ne na bëhet qejfi kur Kosova ecën mirë, edhe atyre u bëhet qejfi kur Shqipëria bën mirë.

Rocco Vata? – Nuk është mirë të flas për një lojtar që luan për Irlandën.

A ka ndonjë lojtar që nuk është me ekipin për shkak të disponibilitetit? – Ne trajnerët afeksionohemi pas lojtarëve ndonjëherë. Janë disa lojtarë që unë do të doja t’i kisha, por nuk janë në nivelin e lojtarëve që ne kemi thirrur. Shpresoj që të rriten dhe të punojnë më shumë, sidomos në moshën që janë ata, me nga dy stërvitje në ditë. Nuk ka shumë lojtarë për momentin. Datëlindja 2002-2003 është një datëlindje e vështirë.

Problemet e lojtarëve me pasaportat – Fillimi ishte pak i vështirë, tani pasaportat i kemi bërë. Presim pasaportën e Rashicës këto ditë.

Read more

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Të Lidhura

nga 27
11:06 | 26/12/2025
0

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve...

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

nga 27
10:54 | 26/12/2025
0

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që...

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

nga 27
10:28 | 26/12/2025
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes. Një makinë është...

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

nga 27
10:02 | 26/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli....

Para
Tregues i degradimit të regjimit –

Tregues i degradimit të regjimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

11:06 | 26/12/2025
Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

10:54 | 26/12/2025
Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

10:28 | 26/12/2025
Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

10:02 | 26/12/2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –
  • Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –
  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –
  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –
  • Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com