Jemi model, në 2024-ën kemi 400 mln euro për rritjen e pagave – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jemi model, në 2024-ën kemi 400 mln euro për rritjen e pagave –

18:52 | 07/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Atë që s’po e bën dot në Kuvend, për shkak të tensioneve që ka krijuar duke refuzuar komisionet hetimore të kërkuara nga opozita, Kryeministri Edi Rama po shfrytëzon mbledhjet e zgjeruara të Asamblesë së PS-së për të promovuar projektbuxhetin e 2024-ës.

E ndërsa punimet e Kuvendit i ka kthyer “online”, një metodë e aplikuar gjatë pandemisë, duke shmangur totalisht rolin e opozitës, në Asambletë e PS-së, Rama ka nisur të flasë jo thjesht për buxhetin e vitit të ardhshëm, por edhe për atë që pritet në 2030.

Nga Durrësi, ku ka zhvilluar mbledhjen e dytë brenda një jave, pas Fierit, Rama u shpreh se në prag të mbajtjes së Kongresit të PS-së në fillim të muajit të ardhshëm, socialistët duhet të përballen me një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike.

Kreu i qeverisë theksoi rritjen e shifrave të turizmit, ndërsa u shpreh se deri në vitin 2030 Shqipëria synon të arrijë shifrën e 20 milionë turistëve në vit.
Ai u shpreh se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro.

“Kjo është një parti e cila është shembull. Mendova që ja vlente në këtë fazë, në prag të kongresit të PS, për të bërë edhe një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike, në funksion të sfidave tona. Duke u nisur natyrisht nga arritjet, por duke parë te arritjet edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria dhe ne kemi detyrë ta çlirojmë sa më shumë.

Mbase është pak, por është e sigurtë që këtë vit ne kemi përjetuar të gjithë një moment domethënës kthese të mishëruar tek turizmi. Kemi arritur një shifër që dukej e paimagjinueshme pak vite më parë. Kemi arritur në muajin tetor, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në vend. Nga 365 mijë në tetorin vjet, në 611 mijë këtë vit.

Kemi një nevojë në rritje për infrastrukturë mikpritjeje, por edhe nevojë për rritje të cilësisë së shërbimit. Jam i bindur që nëse do jemi ambiciozë dhe do bëjmë gjërat e duhur, ne padiskutim mund t’i afrohemi shifrës së 20 mln turistëve deri në vitin 2030.

Nuk ka pasur asnjë rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri, por ka pasur një rritje në blerje nga importi. Nuk ka patur rritje për qytetarët, sepse diferencën mes çmimeve qeveria e ka mbuluar në mënyrë që fatura për çdo familje të mos ndryshojë. Po ashtu ne sot që përgatisim miratimin e buxhetit të vitit tjetër, shikojmë një tjetër shifër domethënëse.

Buxhetin e shtetit e kemi marrë 3 mld euro, sot e kemi 7 mld euro. Një buxhet 7 mld euro, i rritur në këtë periudhë me këto vështirësi të shkaktuara nga forca jashtë nesh, është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë. Paga mesatare në mes të vitit tjetër në Shqipëri do shkojë në 900 euro”, u shpreh Rama.

Read more

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos –

Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes –

Të Lidhura

nga 27
12:04 | 08/12/2025
0

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zgjedhur të dërgojë një mesazh që prek një...

Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

nga 27
11:46 | 08/12/2025
0

Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, në rrugën “Bajram Curri”. Një shtetas me iniciale T.A,...

Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos –

Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos –

nga 27
11:42 | 08/12/2025
0

Ndeshja Juventus – Pafos, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Youth League, do të gjykohet nga Emanuela Rusta....

Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes –

Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes –

nga 27
11:14 | 08/12/2025
0

Oligarku i sigurimeve Avni Ponari gllabëron me tender pa garë fondin e ushtrisë për sigurimin e makinave. Megjithëse autoritet kontraktues...

Para
Vodhi një karburant me maskë, arrestohet 31-vjeçari –

Vodhi një karburant me maskë, arrestohet 31-vjeçari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

12:04 | 08/12/2025
Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

11:46 | 08/12/2025
Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos –

Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos –

11:42 | 08/12/2025
Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes –

Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes –

11:14 | 08/12/2025
8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë! –

11:08 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –
  • Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –
  • Emanuela Rusta zbarkon në Torino, do të vendosë drejtësi në sfidën Juventus–Pafos –
  • Avni Ponari merr 120 MLN lekë qyl nga Ushtria me tender pa garë që ia dha agjencia e Blendi Gonxhes –
  • 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë! –
  • Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –
  • Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com