Ish kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish administratori i KESH, Erlad Elezi janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Gjyli dhe Elezi, ish vartësit e Belinda Ballukut janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ata akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe, Belinda Balluku.










