Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili shprehet i vendosur për të çuar përpara listat e hapura për deputetë. Gjatë një deklarate për shtyp Vasili theksoi se lista të tilla janë praktikë evropiane, duke shtuar se këtë ide do ta propozojë edhe në komisionin e reformës zgjedhore.
Vasili: “Listat e hapura praktike evropiane, këtë do e propozojmë dhe në komisionin e reformës zgjedhore. Kundërshtitë për listat, secili ka opinionin e tij.”