Nëntë persona kanë vdekur pasi është shembur një urë që lidh dy ishuj të vegjël pranë ishullit indonezian turistik Bali.
Zyrtarë të policisë bëjnë me dije se edhe pse uji nuk ishte shumë i thellë, vdekja e personave ka ardhur si pasojë e rënies së mbeturinave mbi ta.
Reuters raporton se njerëzit ishin duke festuar një ceremoni fetare dhe po kalonin mbi urë kur ndodhi aksidenti.