Kërcënimet ndaj 2 prokuroreve, Gjykata e Lartë: Tu garantohet jeta – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimet ndaj 2 prokuroreve, Gjykata e Lartë: Tu garantohet jeta –

16:34 | 06/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjykata e Larë ka reaguar lidhur me kërcënimet ndaj dy prokuroreve, nga grupi i Laert Haxhisë. Gjykata e Lartë i bën thirrje institucioneve të zbatojnë me korrektësi të gjitha dispozitat për mbrojtjen dhe garantimin e jetës së magjistratëve.

Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, zbuloi se grupi i Laert Haxhiut kishte kërcënuar dy prokurore, njëra ajo e Elbasanit, e cila hetonte pikërisht këtë grup kriminal.

Reagimi i plotë i Gjykatës së Lartë:

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë përcjellin me shqetësim të gjitha referimet për kërcënime të magjistratëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre.

Qëllimi i sistemit të drejtësisë është të kryejë në mënyrë funksionale dhe parimore detyrën e tij, dhe për këtë arsye duhet të jetë i mbrojtur dhe i garantuar nga çdo lloj presioni, ndërhyrje, pengimi, kufizimi, nga cilido drejtim që mund të vijë, pasi ato cenojnë rëndë funksionimin e tij, por edhe lëkundin besimin e publikut tek drejtësia. Presionet apo kërcënimet e çfarëdolloji ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mirëpresin zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të magjistratëve. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se, gjykatat dhe prokuroritë janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë dhe se çdo tentativë për cenim të integritetit fizik e moral të tyre, ndikon drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit në përgjithësi dhe atë individuale, të magjistratit në veçanti.

Me besimin se kolegët magjistratë do të vijojnë të kryejnë me vendosmëri dhe përgjegjshmëri detyrën e tyre sublime, njëkohësisht mbështesim organet ligj zbatuese në marrjen e masave të menjëhershme ligjore, institucionale, organizative e materiale, jo vetëm për zbardhjen e çdo ngjarje dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore, duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e sjelljeve të kundërligjshme.

Ftojmë median dhe qytetarët shqiptarë të denoncojnë çdo akt antiligjor në dëm të drejtësisë dhe magjistratëve. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, duke qenë në përmbushje të funksionit dhe misionit për të cilin janë ngarkuar, shprehin angazhimin maksimal për të kontribuuar në mbrojtjen e vlerave më të larta shoqërore dhe demokratike, që garantojnë vetë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ne jemi dhe do të jemi përherë në pozicionin tonë kushtetues për të përmbushur detyrën dhe për t’i shërbyer shtetit dhe shoqërisë.

Read more

Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm –

Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK –

Të Lidhura

nga 27
14:15 | 30/12/2025
0

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga zjarri këtë të martë në fshatin Borizanë të Krujës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të...

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

nga 27
13:51 | 30/12/2025
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se nuk ka ndodhur kurrë që...

Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm –

Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm –

nga 27
13:31 | 30/12/2025
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar me tone ironike dhe të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali...

Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK –

Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK –

nga 27
13:05 | 30/12/2025
0

Ambasada Amerikanë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme...

Para
3 automatikë dhe 1 pistoletë në makinë, një i arrestuar në Kapshticë –

3 automatikë dhe 1 pistoletë në makinë, një i arrestuar në Kapshticë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –

Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –

14:15 | 30/12/2025
Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

13:51 | 30/12/2025
Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm –

Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm –

13:31 | 30/12/2025
Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK –

Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK –

13:05 | 30/12/2025
Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës –

12:59 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –
  • Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor
  • Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm –
  • Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK –
  • Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës –
  • Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët –
  • Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com