Johann Georg Von Hahn, shpëtuesi i “Abecesë Shqipe” të Dhaskal Todrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Johann Georg Von Hahn, shpëtuesi i “Abecesë Shqipe” të Dhaskal Todrit

15:30 | 15/10/2016
në Uncategorized
0

“Shënimet përmi shkrimin e vjetër Pellazgjit”

Nga Arben Llalla

Një nga studiuesit e shquar të gjuhës shqipe ka qenë austriaku Johann Georg Von Hahn (1811-1869), i cili ishte diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut dhe për disa vite shërbeu gjykatës në shtetin e ri grek të porsalindur nga revolucioni i 1821.3

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në vitin 1847 Johann Georg Von Hahn u emërua nënkonsull i Austrisë në Janinë. Ai i ndihmuar edhe nga gjuhëtari i madh shqiptar, Kostandin Kristoforidhi iu fut studimeve të gjuhës shqipe. Nga viti 1845 deri 1850 Hahni udhëtoi nëpër viset mbarë shqiptare duke studiuar gjuhën, zakonet, kulturën e shqiptarëve. Si frut i udhëtimeve nëpër Shqipëri në vitin 1854 Hahni do të botonte në tre vëllime veprën e tij “Albanesische Studien” (Studimet shqiptare). Johann Georg Von Hahn ishte ndër të parët që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër dhe arriti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes, kurse vetë ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire dhe hartoi rregulla për shpjegimin e ndryshimeve fonetike që kishin ndodhur tek emrat e vendeve me kalimin e shekujve.6

Por, Hahni është edhe shpëtuesi i “Abecesë shqipe”, të cilën ai siç shkruan e gjeti në Elbasan. Libri i “Abece Shqip” ka qenë i përdorur në qytetin e Elbasanit në shekullin e XVIII dhe i njohur pak në qytetin e Beratit. Ndërsa në qytetet e tjera shqiptare as që njihej kjo “Abece”. Sipas Hahnit, “Abeceja” ishte shpërndarë nga një mësonjës me emrin Teodor, i cili ishte prift i ditur. Prifti mësonjës, Teodori kishte shqipëruar pjesë nga Dhiata e Re dhe e Vjetër, por fatkeqësisht këto libra të klerikut Teodor u dogjën nga fisi i tij pas vdekjes nga murtaja, prej frikës se mos sëmundja e keqe u ngjitej dhe atyre. Prifti Teodor kishte studiuar në shkollën e qytezës së Voskopojës, e cila kishte dhe shtypshkronjën e parë në Ballkan që në shekullin XIII kishte një zhvillim të madh.5

Profesor Dhimitër Shuteriqi shkruan se “Abecenë Shqipe” që gjeti Hahni ishte e Teodor Haxhifilipit, të cilin populli e thërriste Dhaskal Todri. Sipas historisë Dhaskal Todrin e helmuan grekët rrugës për në Elbasan. Ai, me vete kishte shkronja plumbi për të shtypur “Abecenë Shqipe”. Mbas helmimit, grekët me propagandën e tyre dashakeqëse përhapën fjalë se Dhaskal Todri vdiq nga murtaja, me qëllim zhdukjen e të gjithave librave të tij. Të njëjtin fat pësoi mbas 100 viteve edhe Petro Nini Luarasi, të cilin mbas helmimit, grekët i dogjën kufomën, se gjoja vdiq nga murtaja.4

Johann Georg Von Hahn i bëri kombit shqiptar një mirësi të madhe duke e gjetur dhe studiuar “Abecenë Shqipe” të Dhaskal Todrit. Hahni “Abecenë” e Todrit e quajti “Abece Shqipe, shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik”.

Hahni shkruan se në Elbasan nuk ka më shumë se 50 vetë që e njohin “Abecenë Shqipe” të Teodorit. Ai takoi dy njerëz, të cilët kishin shkruajtur në dialektin gegërisht fjalë të gjuhës greke, njëri 7 dhe tjetri 12 fletë me këtë “Abece”. Hahni gjeti një burrë të moshës 50 vjeçare, i cili në rini kishte shkruajtur duke përdorur “Abecenë” e Teodorit shkrime të Ungjillit Gjonit të përshtatur në gjuhën shqipe në dialektin gegërisht. Këto shkrime Hahni i mori dhe i shfrytëzoi për studimet e tija. Për të krahasuar “Abecenë Shqipe” të Teodorit në ishte në gjuhën shqipe Hahni e krahasoi edhe me Dhiatën e Re të Peshkopit Grigori. botuar në shqip më 1827 në Kofuz. Ai duke studiuar “Abecenë” e vjetër vërtetoi se shqiptarët kanë patur një zhvillim të madh në qytetërimin e lashtë dhe trashëguan shkrime të vjetra nga pellazgët që nuk i përparuan dhe mbetën të pa ndryshuara.2

Çfarë përmban “Abeceja Shqipe” e Dr. Hahn

“Abeceja Shqipe” e Hahnit është e përkthyer nga Eqrem bej Vlora dhe është botuar në gjuhën shqipe në vitin 1910 në Stamboll. Në parathënie Eqrem bej Vlora shkruan:

“Shqiptarët e sotëm janë djemtë Pellazgjikëve dhe historia nuk mund të tregojë ndonjë afrim me kombet e tjera, prandaj e rradhitin si një degë të veçantë të rrënjës Indoeuropiane”.1

Libri në fjalë ka rreth 60 faqe dhe përbëhet nga dy kapituj. Në kapitullin e parë që janë mendimet e Hahnit shpjegohen ndarja e shenjave të bashkuar, historiku i “Abeces Shqipe”. Ai shkruan: “Abeceja Shqipe nuk është shpikje e njeriut pas nevojës së kohës dhe gjuhë, por është një trashëgim nga më të vjetrit qytetërim i Shqipërisë…

Gjithë bota e di fort mirë se si u vendos shkrimi tek grekët, etruskët dhe romakët, si lulëzoi dhe u lehtësua me përparimin e njerëzve të ditur edhe u përhap nëpër Europë… Një herë si në Greqi dhe në Shqipëri, ka qenë shkruar gjuha me një lloji shenjash, por më tej në Greqi dituria duke përparuar, ndërroj, lehtësoj format e shkrimit, sa u bë shkrim i sotëm i grekëve. Në Shqipëri, mbas pak kohe jetë, duket sikur nuk u përdor më, mbase humbi përpara shkronjave të lehtësuara të grekëve, ngriu pa ndërruar parafytyrimin e tij.”7

Mbas studimeve disa vjeçare nëpër Shqipëri dhe Greqi Hahni del në përfundimin se pellazgët kanë qenë njerëzit e parë në Greqi, përdornin një shkrim, që ju kishin prurë nga atdheu i tyre fenikasit e ardhur. Më tej, erdhën në këto vende grekët, që u përzien dhe i shëmbëllyen pellazgjit vetes tyre. Vite mbas vitesh me përparimin e Greqisë shkrimi pellazgjit mori forma më të bukura, u lartësua me zhvillimin e qytetërimit, sa që ra shkall- shkallë përsëri, me humbjen e mjeshtërve. Po në ato vende ku pellazgët nuk u përzien me grekët dhe ku mbeti qëndrimi i padijes, sikundër që mbeti edhe shkrimi i etërve.

Ndërsa kapitullin e dytë janë mendimet dhe shpjegimet që jep Eqerem bej Vlora për fjalët e huaja që gjendet në fletët e Hahnit dhe ai ika përshatur në gjuhën shqipe. Këto mendime Eqrem bej Vlora i jep duke e parë të nevojshme për t’i treguar lexuesit prejardhjen e fjalëve të huaja që gjenden në shkrimet e gjuhës shqipe.

Etiketa: Abece ShqipeAlbanesische Studienarben llallaDhaskal TodriEqerem bej VloraJohann Georg Von HahnKostandin KristoforidhiPrifti mësonjësStudimet shqiptareTeodori

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Bankat të shqetësuara për situatën makro, shtrëngojnë standardet e kredisë për bizneset

Bankat të shqetësuara për situatën makro, shtrëngojnë standardet e kredisë për bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com