Një automjet, ka rënë në liqenin e Shkopetit, mesditën e sotme.
Brenda automjetit nuk duket të ketë pasur njerëz.
Ndërkohë policia dhe polumbarët kanë mbërritur në vendgjarje.
Përpos aksidenteve, liqeni i Shkopetit iu ka shërbyer edhe atyre që duan të humbasin gjurmë të krimeve, pasi në brendësi të liqenit janë gjetur disa makina të vjedhura.