Nesër Kurban Bajrami, ja receta tradicionale e bakllavasë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër Kurban Bajrami, ja receta tradicionale e bakllavasë –

17:01 | 27/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Festa e Kurban Bajramit, e cila festohet nesër, 28 qershor 2023, është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme dhe ëmbëlsira është kryesorja e tavolinës. Përgjithësisht në vendin tonë përdoret shumë bakllavaja, prandaj këtu gjeni recetën e detajuar dhe hap pas hapi.

Përbërësit për brumin

1 kg miell

4 të verdha veze

2 gota ujë të vakët

100 ml vaj ulliri

1/2 lugë kafeje kripë

pak niseshte

Përbërësit për mbushjen

1 kg arra të qëruara

500 gr gjalpë i shkrirë

Përbërësit për sherbetin

1.7 kg sheqer

1.2 l ujë

1/2 limon

Përgatitja për Bakllava Shqiptare

Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.

Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme. Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.

Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë.

Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.

Vendosja e petëve në tepsi

Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim një e nga një në një tepsi të lyer me gjalpë.

Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.

E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 150°C përreth 3 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngremë temperaturën e furrës në 200°C (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës).

Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.

Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë

Në një tenxhere të thellë hedhim ujin. Pasi uji vlon hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.

Përgatitja përfundimtare e Bakllavasë

Pasi bakllava shqiptare është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.

Read more

Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale –

Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –

Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza –

PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë –

Të Lidhura

nga 27
12:54 | 20/04/2026
0

Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar paraditen e sotme në Elbasan, ku banorët që jetojnë në afërsi të zonës industriale...

Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –

Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –

nga 27
12:46 | 20/04/2026
0

Ai ka theskuar se në takim, për marrëveshje iu është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe 4 ministri, ose posti i...

Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza –

Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza –

nga 27
12:32 | 20/04/2026
0

Personat qe u kapen me molotovë në protestën e Sali Berishës të premten, deain sot para gjykatës së Tiranës për...

PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë –

PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë –

nga 27
12:19 | 20/04/2026
0

Pas protestës së 7 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues...

Para
Melyshi, zyrtarisht Kryebashkiak i Mirditës. Opozita merr edhe Kreun e Këshillit –

Melyshi, zyrtarisht Kryebashkiak i Mirditës. Opozita merr edhe Kreun e Këshillit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale –

Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale –

12:54 | 20/04/2026
Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –

Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –

12:46 | 20/04/2026
Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza –

Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza –

12:32 | 20/04/2026
PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë –

PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë –

12:19 | 20/04/2026
“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

12:10 | 20/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale –
  • Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –
  • Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza –
  • PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë –
  • “S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale –
  • Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com