Kryeministri Edi Rama kaloi këtë fundjavë në skaner raportin e Guardia de Finanza.
Në “komunikimin javor” në rrjetet sociale, Rama thotë se shifrat e këtij raporti duhet të na bëjnë të gjithëve krenarë për punën e policisë.
Rama: Avioni fotografik i Guardia di Finanza përfundoi misionin e fluturimeve në Shqpëri. Këtë vit u kryen fluturime më shumë se çdo herë tjetër dhe u regjistruan sipas raportit të monitormit të partnerëve tanë të besueshëm një shifër rekord në këto tre vite e rezultatit të forcës reaguese të policisë. 99.8% e parcelave të zbuluara përmes fotografimit ajror të vendit u shkatërruan. Këtë shifër e raporton Guardia de Finanza. Shifra thotë se e fituan bindshëm këtë luftë policia, më bindshëm se çdo vit tjetër. Nuk e fituan as trafikantët dhe as altoparlantët e kazanit të politikës.
E ndërsa raporti foli për shtim të sipërfaqes së mbjellë, Rama tha se prodhim të kanabisit pati më pak se një vit më parë.
Gjithashtu kryeministri akuzoi opozitën, mediat, portalet dhe analistët për shtrembërim të të vërtetave.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154081914121523/