Është ndarë nga jeta profesor Gilman Bakalli.
Mësohet se shkak është bërë një leukemi akute.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij.
Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49 vjeçare.
Bakalli ishte një nga personalitetet e fushës së filologjisë në Shqipëri dhe ishte diplomuar në Universitetin e Gracit në Austri.
Ai rihyri në jetën akademike pas një periudhe të shkurtër në politikë si deputet i Partisë Demokratike.