Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.
Burimet e policisë kanë bërë të ditur se, mjeti tip “Ford”, me targë “AA 412 FO”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi me inicialet J.Y, i moshës 45 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë.