Ministri i jashtëm i Greqisë i cilësoi sulme dashakeqe pyetjet e deputetes së opozitës greke në lidhje me Çështjen Çame, marrëveshjen e ujrave dhe kërkesën e Brukselit që dy vendet t’i zgjidhin këto çështje.
“Pala çame është pjesë e qeverisë shqiptare dhe nga ky pozicion sulmoi qeverinë greke.”
Kjo është një ndër përgjigjet që ministri i jashtëm, Nikos Kotzias i dha deputetes greke të Demokracia e Re, Dora Bakojanis, lidhur me Çështjen Çame.
Bakojanis kishte kërkuar përgjigje për pesë pyetje që lidhen me Çështjen Çame, marrëveshjen e ujrave dhe arsyet pse këto çështje u pranuan nga Brukseli. Kotzias e ka vlerësuar si një përpjekje dashakeqe të deputetes së opozitës greke Dora Bakojanis duke theksuar se diplomacia dhe qeveria greke nuk e ka njohur asnjëherë Çështjen Çame. Kotzias sqaron Bakojanis se Brukseli ka marrë në dorë një document, i cili përcakton qartazi vijat e kuqe greke. Kotzias sqaron ndër të tjera se referenca e vetme në problemin jo-ekzistente është që ajo tashmë është vendosur nga gjykatat greke.
Deklarata e Kotzias
Deputetët e Demokracia e Re janë të lirë të miratojnë vazhdimisht dhe në mënyrë jokritike të gjitha gënjeshtrat dhe çdo lloj pasaktësie të agjencive të qeverisë shqiptare në kurriz të politikës së jashtme të Greqisë, duke përfshirë edhe ato të bëra për çështje të vogla të brendshme në Shqipëri. Po e përsëris: Së pari, Greqia, të paktën kjo qeveri, nuk e ka pranuar që ka Çështje Çame. Së dyti, Ministria e Jashtme greke i dha palës shqiptare tekstin joformal identifikues për të zgjidhur kontestin greko-shqiptar. Referenca e vetëm në problemin jo-ekzistent është se ajo tashmë është vendosur nga gjykatat greke. Së treti, Greqia ka informuar më sa më sipër Komisioni Europian për të nxjerrë në pah linjat e kuqe greke. Së katërti, informacioni në lidhje me vijat e kuqe ishte parandaluese, për shkak se pala çame merr pjesë në qeverinë shqiptare, e cila sulmoi qeverinë aktuale greke. Deputetët e Demokracisë së Re po kërkojnë edhe një herë tjetër të hedhin në erë politikën e jashtme të vendit. Por, kjo nuk është hera e parë. I kujtoj sulmin që më bënë më pare, sepse kam ngritur çështjen e heqjes së garancisë dhe largimin e trupave pushtuese nga Qipro. Ne presim qëndrim më të përgjegjshëm nga anëtarët e opozitës, veçanërisht kur diskutohen në trajtimin e çështjeve të ndjeshme kombëtare.