Leo i vogël ka gjetur një mënyre mjaft të veçantë për të falenderuar një nga personat që e ndihmoi që ai të bashkohet me shokët e tij në shkollë. Leo me aq pak sa ka mësuar të shkruaj ka shkruar “xhaxhi Ilir të kam shumë xhan”, pasi Ilir Hoxholli në bashkpunim me deputeten Mesila Doda i mundësuan për një vit transportin për në shkollë vogëlushit Leo.
Nga ana tjetër Leo dhe të gjithë fëmijët si Leo morën një përgjigje mjaft inkurajuese nga Hoxholli:
Leo njerëzit e mirë Zoti i sprovon me shumë gjëra, edhe me shëndetin miku im i vogël. Ndihmën e Tij e tregon duke i afruar njerëzit pranë teje. Ti ke shumë miq dhe xhaxhi Liri të falenderon shumë që më ke futur dhe mua në listën e miqve, më ke dhuruar dashuri, më ke dhënë forcë… Ti mbase nuk e di sa forcë ka buzëqeshja jote, por ajo më mban mua në këmbë për të vazhduar rrugën e bamirësisë pavarësisht zhgënjimeve që hasim në përditshmërinë tonë. Leo unë i lutem Zotit dhe kam shpresë se ti një ditë do të ecësh, mbase do vi një ditë të më ndihmosh mua të çohem me vështirësinë e moshës në këmbë, se kështu është bota Leo, dikush gjithmonë do të ketë nevojë për dikë tjetër. Nesër do të jesh ti që do t’i zgjatësh dorën dikujt, e dikush tjetër do të ketë xhan për të ta bërë jetën të bukur, siç ma zbukurove ti sot, miku im, shoku im i vogël. Një shkrim i shpejtë sepse ne nuk na duhen zbukurimet, na duhet përmbajtja dhe ne të dy e kuptojmë mirë njëri tjetrin… Të falenderoj nga zemra që më bëre pjesë të jetës tënde, të falenderoj që më ke xhan, edhe pse ne të rriturit bëjmë gabime, ju përsëri na keni xhan, pa interes ashtu me buzëqeshjen që të buron nga shpirti.
Edhe unë të kam xhan Leo…
Bashkë do ja dalim