Real Madrid dhe Atletico Madrid i kanë mbyllur me barazime ndeshjet e fundit të luajtura kundër Bilbaos dhe Vilareal.
Reali priste në shtëpi Bilbaon ndaj dhe rezultati 1-1 duket zhgënjyes. Në minutën e 10-të, Vesga i Bilbaos dështoi nga penalltia, duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë për skuadrën e tij.
Gjithsesi në minutën e 49-të, Sancet realizoi për Bilboan, duke kaluar në avantazh. Por për madrilenët mendoi Benzema, që nga pika e bardhë nuk gaboi dhe në minutën e 72-të u vendos barazpesha.
Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit në La Liga, ku Reali pozicionohet në vend të dytë me 78 pikë, ndërsa Bilbao në të 8-tin me 51 të tilla.
Në ndeshjen tjetër, Atletico Madridi siguroi një pikë nga Vilareali.
Atletico barazoi me rezultatin 2:2 me Villarealin në ndeshjen e fundit të sezonit. Jackson në minutën e 9-të shënoi për vendasit.
Megjithatë Atletico këndellet dhe ka realizuar dy gola përmes futbollistëve Correa (18′ e 56-të) dhe të dy herët ka asistuar Griezmann.
Në minutën e 90+3, Pascual ka barazuar rezultatin 2:2.
Atletico përfundon në vend të tretë me 77 pikë dhe Villareali në të pestin me 64 sosh.