Një tjetër komponent i kombëtares shqiptare, duket se po kryen një sezon të suksesshëm në ligat madhore europiane.
Fjala është për një nga lojtarët që po bën të ëndërrojnë tifozët e klubit të tij me super golat që realizon gjatë takimeve të shumta, në ligën e dytë spanjolle.
Myrto Uzuni udhëheq Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes, “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të, pas u shërbye me zgjuarsi me kokë nga Puerta.
Një gol me shumë peshë ky i shënuar nga sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pasi ekipit andaluzian i mjafton thjesht një pikë për të siguruar matematikisht ngjitjen në elitë.
Për Uzunin është goli i 23-të sezonal në kampionat, ku ka dhënë edhe pesë asiste. Ndjekësi më i afërt, De Haro i Mirandes, ka shënuar katër gola më pak./SSA