Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

14:18 | 27/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

Nga Andi Bushati 

Pas një përiudhe të gjatë lavdie të mveshur me frazat standarte se po i jep fund pandëshkueshmërisë, se po pastron klasën e vjetër politike, se po hap një periudhë të re në historinë e vendit, SPAK do të përballet këto ditë përpara gjykatës me dosjet më të mëdha të akuzave që ka ngritur, ato kundër Metës, Veliajt dhe Berishës.

Ngritja e siparit për gjyqet e tyre të themelit ku do të marrë fund retorika dhe do diskutohet kryesisht për provat, po shoqërohet me një debat të ri: kërkesën konstante të të akuzuarve se proceset duhet të zhvillohen me praninë e kamerave dhe gjithçka të transmetohet live.

Në pamje të parë një kërkesë e tillë mund të duket e diskutueshme. Shumë vende demokratike nuk e lejojnë një praktikë të tillë. Sidomos kur është fjala për figura me impakt të lartë publik dhe me ndikim në opinion, ekziston frika e shkatërrimit të solemnitetit gjyqësor dhe shndërrimi i bankës të të akuzuarit, në një tribunë spektakli politik.

Por, pavarësisht këtyre risqeve nuk ka dyshim se plotësimi i kërkesës së këtyre të akuzuarve VIP duhet të plotësohet pasi ai është në të mirë të intersit publik. Së pari, ligji shqiptar nuk e ndalon transmetimin live të proceseve. Një shembull i mirë, nga të rrallët që mund ti përmendet Gjykatës Kushtetuese, ishte rasti i diskutimit te mandatit si kryebashkiak të Erion Veliajt, ku gjykimi u transmetua drejtpërdrejtë duke i dhënë prioritet parimit të transparencës. Së dyti, kjo transparencë është gati e detyrueshme në kuadër të polemikave që kanë shoqëruar “drejtësinë e re”, që kur ka filluar të merret me politikanët e lartë. Ajo është akuzuar për metoda represive, për intimidim dëshmitarësh, për përzgjedhje selektive të fakteve. Nëse vërtet mëtohet që në këto procese të ruhet, ajo sa ka mbetur nga besueshmëria e reformës, atëherë dyert duhet të jenë të hapura për tu dëgjuar argumentet e të gjitha palëve. Nëse publiku do të bindej nga ballafaqimi mes argumentave të SAPK dhe të akuzuarve të tij, nëse ai do e pranonte si të drejtë dhe të paanshëm verdiktin e GJKKO-së, atëhere një pjesë e kritikave kundrejt prokurorëve dhe gjykjatësve special do të fashiteshin.

Por, ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më kryesorja, se përse këto seanca gjyqësore duhet të transmetohen live. Në të vetmin proces politik të deritanishëm, në të parin ku është arritur të merret një vendim i formës së prerë, ai kundër Fredi Belerit, drejtësia jonë ka prodhuar një skandal. Në këtë farsë të nxitur nga Edi Rama, për ti marrë opozitës edhe një nga shtatë bashkitë që pati fituar, drejtësia jonë e re prodhoi një kopje të proceseve të kohëve më të errëta të diktaturës. Duke servirur dhe pranuar dëshmitarë të rremë, të paguar si spiunë policie; duke servirur dhe pranuar procesverbale të falcifikuara përgjimesh; duke servirur dhe pranuar prova të marra ilegalisht; duke servirur dhe pranuar para blerjesh votash që s’mbanin gjurmët e gishtave të të akuzuarve, madje duke mos lejuar as një gje bazike në një proces, si ballafaqimi i dëshmitarëve për të nxjerrë në pah të vërtetën, SPAK dhe GJKKO u bënë pjesë të një farse kriminale, ku drejtësia përdoret si armë politike. Dhe e gjitha kjo u zhvillua pas dyerve të mbyllura që i mundësuan maskarenjve me flamuj nacionalist të fshihnin debatin real për faktet dhe provat.

Pas këtij dështimi kolosal, organet e reja të drejtësisë nuk e kanë më luksin të kërkojnë një besim të dytë, duke u fshehur pas parimit të solemnitetit gjyqësor. Ata duhet të hapin për të gjithë dyert e proceseve ku do gjykohen Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Sali Berisha.

Që farsa ndaj “grekut të poshtër” mos përsëritet edhe mbi shqiptarët, që pandehma e predikuar nga ish kreu i SPAK, se gjykata i bindet verbërisht ekipit të tij, të mos bëhet rrugë, që e vërteta të mos jetë monopol i papagallëve të prokurorëve specialë, e mira publike kërkon transparencë. Dhjetra mijra votues që i kanë dhënë besim atyre që do paraqiten në bankën e të akuzuarve, kanë të drejtë të dinë nëse të përzgjedhurit e tyre politikë po ndëshkohen ose jo në bazë të provave dhe jo në emër të një “rrevolucioni” me kostum euroatlantik, që mëton të përdorë drejtësinë për të ndryshuar klasën politike. Prandaj SPAK dhe GJKKO duhet ti pranojnë kërkesat e të paraburgosurve prej tyre. Ky është shansi i fundit për të bindur publikun se këta gjykatës dhe prokurorë e kanë aftësinë dhe ndershmërinë e nevojshme për të qenë në nivelin e sfidës që kanë marrë mbi vete.

Të Lidhura

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

nga 27
15:32 | 27/04/2026
0

Një sulm në një mbrëmje gala’, ku morën pjesë presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë, ka vënë...

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

nga 27
14:46 | 27/04/2026
0

Policia e Durrësit ka goditur një aktivitet të paligjshëm prostitucioni në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, u...

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

nga 27
14:36 | 27/04/2026
0

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën...

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

nga 27
14:02 | 27/04/2026
0

Qeveria e re hungareze e drejtuar nga Peter Magyar njoftoi se do të rishikojë aplikimin e kredisë 16 miliardë euro...

Para
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –

15:32 | 27/04/2026
Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

14:46 | 27/04/2026
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –

14:36 | 27/04/2026
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –

14:18 | 27/04/2026
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

14:02 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –
  • Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –
  • Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve –
  • Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera –
  • Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –
  • FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit –
  • Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com