Miliona euro për inceneratorët/ Qytetarët nuk marrin shërbim, asnjë përparim me prodhimin e energjisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona euro për inceneratorët/ Qytetarët nuk marrin shërbim, asnjë përparim me prodhimin e energjisë –

14:45 | 25/05/2023
në Uncategorized
0

Trajtimi i mbetjeve në Shqipëri mbetet një aferë e pazgjidhur që prej vitesh gllabëron taksat e shqiptarëve. Përpos tentativave për të ulur ndotjen në vend përsëri ngjarjet e shëmtuara me grumbuj mbeturinash në zona të banuara, ndotje lumenjsh e liqenesh e deri tek djegia në mes të qytetit janë fenomene që bashkëjetojnë në Shqipëri, e që fatkeqësisht nuk po marrin zgjidhje.

Një raport i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, evidenton faktin që me trajtimin e mbetjeve dhe me mbrojtjen e mjedisit ende jemi shumë larg, përtej propagandës për një Shqipëri të pastër.

“Funksioni i mbrojtjes së mjedisit është një nga funksionet që neglizhohet tërësisht nga bashkitë”, thuhet në raportin e institutit i cili evidenton faktin se vetëm një numër i kufizuar bashkish ka personel për këtë fushë të rëndësishme madje edhe shpenzimet për ndërgjegjësim, informim dhe mbrojtje të mjedisit mbeten të njëjta gjatë 2021-2022, duke dëshmuar se nuk ka progres.

“Nga një analizë lidhur me kapacitet njerëzore në bashkitë shqiptare vihet re se:

– 12/61 bashki kanë drejtori të posaçme për mjedisin.

– 15/61 bashki kanë sektorë të posaçëm për mjedisin;

– dhe 5/61 bashki kanë inspektorat për mjedisin.

– 29/61 bashki e kanë mjedisin në drejtori me sektorë të tjerë si pyjet, bujqësinë, mbrojtje civile dhe mbetjet, etj”, vijon më tej raporti duke treguar mungesën e prioritetit të bashkive drejt këtij sektori.

Miliona euro për inceneratorët e korrupsionit

Prej vitesh qeveria shqiptare harxhon me miliona euro në vit për të pastruar vendin. Fillimisht me kontrata të lidhura nga bashkitë për të pastruar qytetit, dhe më pas u kalua në fazën e avancuar të incenerimit.

Brenda tre vitesh qeveria lidhi tre kontrata koncesionare për trajtimin e mbetjeve, madje u premtua se nëpërmjet tyre do të prodhohej edhe energji eleketrike.

Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit, kontratë e vitit 2015 që iu transferua shtetit vjet.

Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fier, kontratë e vitit 2016 dhe e fundit për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Për këto tre kontrata me vlerë investimi 23.7 miliardë lekë në bazë të kontratave të lidhuraskandalet dhe hijet e korrupsionit nuk kanë të ndaluar, aq sa ka pasur edhe arrestime të zyrtarëve të lartë të shtetit (Lefter Koka apo Alqi Bllako, të tjerë në kërkim e të arrestuar), nga taksat e qytetarëve shqiptar haxhohen çdo vit miliona euro.

Konkretisht 2,9 miliardë lekë  është kontrata e nënshkruar me Albtek Energy për inceneratorin e Elbasanit.

Mbi 3.7 miliardë lekë kushton koncesioni i Fierit me kompani Integrated Technology Waste Treatment Fier shpk dhe më i kushtueshmi ai i Tiranës me 17.1 mld lekë, kontratë e lidhur me “Integrated Energy BV SPV”

Ndërkohë përgjatë viteve nga buxheti i shtetit janë kryer pagesa me vlera marramendëse. Mbi 1.2 miliardë lekë është vlera e pagesave të bëra nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Elbasanit. Më pas janë 2,5 miliardë lekë për inceneratorin e Fierit, ndërsa për atë të Tiranës vlera arrin në 4,7 miliardë lekë, dhe ndryshe nga dy inceneratorët që nuk kanë më pagesa për vitet ardhshme, për të Tiranës deri në 2025 janë parashikuar pagesa nga thesari në vlerën e 4 miliardë lekë.

Pra në total prej 8.5 miliardë lekë (mbi 76 milionë euro) janë dhënë nga viti 2019-2022 për inceneratorët, dhe do vazhdojë të jepen akoma.

Edhe pse miliona euro janë paguar, viti 2022 është i errët për inceneratorët, pasi përveç arrestimeve të bujshme për korrupsion në këto kontrata, është shënuar edhe regres përsa i përket djegies së mbetjeve dhe përfitimit të energjisë

“Viti 2022, ka shënuar një regres në aspektin e projekteve strategjike të djegësve termikë, ku ai i i Elbasanit nuk është funksional dhe mbetjet e këtij qarku i janë rikthyer hedhjeve në lumë. Përpos djegësit në Elbasan dhe ai i Fierit dhe i Tiranës paraqesin shqetësime në rritje për sa i përket jo vetëm përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së për mbetjet duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit por dhe një sfidë të madhe financiare për bashkitë të cilat duhet të parashikojnë koston e djegësit termik që ndryshon mes 25$ në Elbasan, 29$ në Tiranë, apo 26$ në Fier”, thuhet në raport.

S’ka të dhëna për mbetjet që përpunohen

Sipas raportit të Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në vend trajtohen dhe përpunohen 70% e sasisë së mbetjeve që prodhohen por shumica prej bashkive i bazojnë këto të dhëna mbi numrin e popullsisë, pra nuk ka të dhëna tërësisht të sakta. Por nga ana tjetër sipas raportit edhe mungesa e peshoreve në vendgrumbullim e bën të vështirë pasjen e një informacioni të saktë mbi sasinë e mbetjeve që prodhohen në vend.

“Mungesa e peshoreve në venddepozitime krijon sfida të rëndësishme për mbledhjen e të dhënave dhe aftësinë për të ofruar një shërbim efektiv për menaxhimin e mbetjeve”, thuhet në raport.

Në vitin e kaluar vetëm 18 bashki i kanë peshuar mbetjet e tyre gjatë depozitimit në landfill, ose vetëm 30% e bashkive që ka vendi.

Sipas raportit sasia e grumbulluar e mbetjeve për vitin 2022 vlerësohet në rreth 705.304 mijë ton mbetje të ngurta, nga të cilat rreth 573 mijë ton.

Madje është shqetësues fakti që Bashkia Durrës nuk i ka peshuar mbetjet që ka depozituar në Sharrë, duke ngritur dyshime për keqmenaxhim të fondeve që u përdorën për këtë proces. Sipas një raporti të KLSH kjo bashki nuk ka bërë matjen e mbetjeve përpara depozitimit në landfill. Praktikisht nuk dihet sesa mbetje u dërguan në Landfillin e Sharrës, pavarësisht se u shpenzuan 1.1 miliardë lekë.

Nga ana tjetër vendi është ende shumë larg riciklimit të mbetjeve, pasi për vitin e kaluar ishte në shifrat 1-3%, ku pjesa më e madhe është mbetje plastike. Po ashtu edhe ndarja e mbetjeve shtëpiake mbetet i kufizuar dhe pa progres.

Lexo edhe: Edi Rama: Për inceneratorët jam krenar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kejvina Kthella lë Shqipërinë për një cep tjetër të botës –

Kejvina Kthella lë Shqipërinë për një cep tjetër të botës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra –

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –

14:47 | 09/05/2026
Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –

13:45 | 09/05/2026
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –

13:37 | 09/05/2026
Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit! –

13:29 | 09/05/2026
Rama edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë për të shpëtuar lëkurën, por ne do t’i tregojmë vendin –

13:15 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –
  • Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –
  • LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –
  • Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit! –
  • Rama edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë për të shpëtuar lëkurën, por ne do t’i tregojmë vendin –
  • Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –
  • Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com