Që kur iu dhurua kontrata si koncesionar Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, Shefqet Kastrati ka krijuar monopol dhe po bën kërdinë me vjedhje, por aspak investime. Këtë herë ai ka penguar taksistët që të hyjnë në aeroport dhe të bëjnë punën e tyre. Mësohet se punëtorët e Kastratit kanë vendosur një tabelë ku shkruan “Ndalohen taksitë pa pasagjerë”. Duke e penguar këto lloj transporti t’u shërbejë qytetarëve.
Ky rast është denoncuar disa herë dhe më në fund Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar. Në një vendim të publikuar ditën e sotme, Konkurrenca arsyeton se ky veprim cenon tregun e lirë. Prandaj paralajmëron se do të marrë masa dhe Kastrati duhet të heq tabelën.