Sistemi elektronik po manipulon votat në vend që të lehtësojë procesin e votimit. Një rast i çuditshëm është raportuar në Elbasan, në një nga qendrat ku po kryhet votimi elektronik, saktësisht në shkollën “Bardhyl Popa”.
Një nga vëzhguesit e procesit zgjedhor ka denoncuar se votimi elektronik po rezulton të jetë një burim votash për kandidatin e Partisë Socialiste, Gledian Llatja.
Ka ndodhur në disa raste, ku qytetarët kanë votuar për Luçiano Boçin e “Bashkë Fitojmë” dhe vota e printuar, që më pas futet në kuti për tu numëruar, ka rezultuar të dalë për Gledian Llatjan e PS-së.
Bëhet me dije se votimi është ndërprerë në këtë qendër, në pritje të një zgjidhjeje nga të dyja palët.
Pak më herë një gjë e tillë u denoncuar edhe në Vorë, ku qytetari zgjidhte një kandidat tjetër dhe në fletën e votimit dilte emri i Blerim Sherës.