Digjet posteri “Non Grata” i vendosur në Rrugën e Kombit.
Mazhoranca praktikën e posterave denigrues e ka vazhduar edhe në rrethe, këtë herë pikërisht në Rrëshen duke publikuar një poster të madh kundër opozitës.
Por një poster i tillë duket se nuk u ka pylqyer banorëve në Rrugen e Kombit në hyrje të Rrugës së Rrëshenit, pasi i kanë vënë flakën.
Në përmbajtjen e tyre, shihet titulli “Non Grata” dhe një citat “Këta nuk meritojmë më asnjë shans”, ku në foto janë Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Enkelejd Alibeaj dhe Belind Këlliçi së bashku me një kloun, të gjithë duke duke mbajtur emrin e tyre.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion se cili mund të jetë përgjegjës për djegien e posterave.


The post PS vendos postera denigrues, por qytetarët i djegin appeared first on 27.










