‘Fushatën e dominojnë krerët e partive’, ODIHR ‘goditje’ qeverisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Fushatën e dominojnë krerët e partive’, ODIHR ‘goditje’ qeverisë –

18:11 | 28/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e ndërmjetëm për situatën parazgjedhore. Sipas ODIHR, mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë nëpërmjet kryetarëve të partive të madhe.

Po ashtu përmenden dhe rastet e dhunës, siç është ai i tritolit në Vaun e Dejës. ODIHR sheh me shqetësim manovrat e qeverisë duke dhënë bonuse për pensionistë dhe duke rritur rrogat.

“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka patur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thekson ODIHR.

Raporti i ODIHR:

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, zgjedhësit do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët për 61 bashkitë e Shqipërisë. Mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.

  • Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u ndryshuan për herë të fundit në 2020, dhe dispozitat e reja ligjore, ndër të tjera, që lidhen me administrimin zgjedhor, financimin e fushatës dhe masat mbrojtëse kundër abuzimit me burimet publike, do të zbatohen për herë të parë në zgjedhjet vendore. Këto dispozita adresuan një sërë rekomandimesh të mëparshme të ODIHR-it, por mbeten ende për t’u zbatuar shumë rekomandime prioritare.
  • Pas ndryshimeve të vitit 2020, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) përbëhet nga tre organe të veçanta drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) dhe Nënkomisioneri, Komisioni Rregullator, dhe Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Përgatitjet zgjedhore po zhvillohen me një fushatë të gjerë dhe shumë të dukshme për edukimin e votuesve, duke përfshirë dhe gjuhët e pakicave kombëtare. Deri tani, administrata zgjedhore ka respektuar shumicën e afateve ligjore. Shumica e bashkëbiseduesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) vunë re transparencë dhe hapje të shtuar në vendimmarrjen e KQZ-së. Në tre bashki, KQZ do të zhvillojë një projekt pilot të votimit elektronik.
  • Për këto zgjedhje janë regjistruar rreth 3,65 milion zgjedhës. Zgjedhësit mund të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të kërkojnë korrigjime, edhe nëpërmjet internetit, gjatë periudhës së shqyrtimit publik. Identifikimi i zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve kryhet duke përdorur pajisje elektronike identifikimi. Disa bashkëbisedues të MVZ-së të ODIHR-it kanë deklaruar se ndryshimi i fundit i qëndrave të votimit mund të çorientojë zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve.
  • Gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetarë bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshilltarë garojnë në këto zgjedhje. Të gjitha listat e këshillave i përmbushin kriteret për gjininë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
  • Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka patur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.
  • 13 nga 17 ministrat e qeverisë dhe 50 nga 140 anëtarët e parlamentit (35 përqind) janë femra. Kodi Zgjedhor parashikon një kuotë gjinore prej 50-përqind për listat e këshillave bashkiakë, me kritete të përcaktuara qartë. Janë vetëm 15 femra midis 144 kandidatëve për kryetarë bashkie. Tre nga 12 anëtarët e KQZ-së, përfshirë Nënkomisioneren, janë femra, ashtu si dhe 29-përqind të anëtarëve të nivelit të mesëm të komisionit zgjedhor.
  • Garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private. Ligji parashikon kufizime për dhurimet dhe shpenzimet e fushatës. Garuesve nuk iu kërkohet të deklarojnë publikisht përpara ditës së zgjedhjeve, burimin dhe sasinë e fondeve të mbledhura por duhet të dorëzojnë raporte financiare pas ditës së zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor parashikon një listë të hollësishme të sanksioneve për shkeljet financiare të fushatës. Garuesit u qartësuan lidhur me kufizimet për shpenzimet e fushatës vetëm një javë para se të fillonte fushata, atëherë kur KQZja vendosi shpërndarjen e fondeve publike shtesë për fushatën, e cila përdoret për të përllogaritur kufirin e shpenzimeve.
  • Mjedisi mediatik është i shumëllojshëm, me operatorë të shumtë që veprojnë në një treg të kufizuar reklamash. Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësimet se përqëndrimi dhe kontrolli i mediave nga ndërthurja e interesave të biznesit dhe interesave politike, krijojnë pengesa për pavarësinë editoriale dhe i bëjnë gazetarët të pambrojtur ndaj presionit dhe vetë-censurimit. Shpifja vazhdon të jetë vepër penale dhe është e dënueshme me gjoba të rënda. Sipas ligjit, mediat transmetuese duhet të paraqesin një mbulim të paanshëm dhe të balancuar të fushatës, dhe janë vendosur masa për transparencen e reklamimit të zgjedhjeve dhe raporteve për monitorimin e mediave. Ligji parashikon kohë pa pagesë në transmetuesin publik dhe kohë të paguar në mediat e transmetimit privat. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka për detyrë të monitorojë transmetuesit për përmbushjen e kritereve ligjore për mbulimin e fushatës.
  • Ankimet mund të depozitohen nga garuesit, interesat ligjorë të së cilëve janë prekur. Zgjedhësit mund të depozitojnë ankime lidhur me përfshirjen e tyre në listën e zgjedhësve, dhe vëzhguesit mund të apelojnë vetëm refuzimin e akreditimit të tyre. Procedura e ankimit administrativ është e hollësishme dhe përfshin garanci të procesit të rregullt ligjor. Deri më 22 prill, 23 ankesa janë paraqitur në KAS, shumica në lidhje me regjistrimin e kandidatëve. KAS-i gjithashtu shqyrtoi 20 kërkesa të Komisionerit për vendosjen e sanksioneve për abuzim me burimet publike dhe pranoi 10 prej tyre. Kolegji Zgjedhor deri më tani ka gjykuar 11 ankime.
  • Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar të të gjitha fazave të procesit zgjedhor. Përfaqësues të partive, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur munden gjithashtu të vëzhgojnë. Deri më 22 prill, KQZ-ja ka regjistruar rreth 180 vëzhgues vendorë dhe 131 vëzhgues ndërkombëtarë.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Katari kërkon të “pushtojë” futbollin, ja kë do blejnë pas PSG –

Katari kërkon të “pushtojë” futbollin, ja kë do blejnë pas PSG -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –

15:37 | 09/05/2026
Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –

15:05 | 09/05/2026
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra –

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –

14:47 | 09/05/2026
Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –

13:45 | 09/05/2026
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –

13:37 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –
  • Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –
  • Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –
  • Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –
  • LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –
  • Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –
  • Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com