Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një deklaratë normale nga një Kryeministër anormal! –

14:09 | 22/04/2023
në Uncategorized
0

Nga Armand Maho

Kur të gjithë mendonim se anestezia e operacionit duhet t’ia kishte freskuar ndopak mendjen Kryeministrit, në takimin e parë që zhvilloi pas daljes nga spitali me banorë të Kamzës, e lëshoi “perlën” e radhës. “Kush do të fusë gomarin me veshë të gjata në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria” tha ai duke e vazhduar më tej dërdëllisjet e zakonshme me histori tashmë bajate. “Me SHBA do të luftojnë?! Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do t’ia lejojmë” do të vijonte më tej ai.

Në fakt, po ta mendosh për një ministër anormal kjo është një deklaratë krejt normale. Do të ishte anormale për ata kryeministra që janë të përgjegjshëm për barrën që kanë marrë përsipër. Pra, me aq sa kemi parë, Kryeministri që shquhet për mënyrën se si e konsideron pushtetin dhe taksapaguesin kjo është më e pakta që mund të bënte. Natyrisht në sfond dukej qartazi Erjon Veliaj me ngërdheshjen e tij prej servili, që e mban standarde dhe kur Rama e shkel me këmbë para mijëra syve të publikut.

Por në një shtet normal, ku sundojnë rregullat demokratike kjo do të kishte ndezur urrejtje tek i madh dhe i vogël. Fundja kush është Edi Rama që më kushtëzon votën mua dhe shumë të tjerëve që jemi taksapaguesit e këtij vendi! Pra, unë si qytetar meqë si administrator taksash paskam një anormal, një aksident fatkeq, qenkam i detyruar të votoj në rresht shpurën e hajdutëve dhe servilëve që mbështesin atë! Duhet të mbyll sytë para batërdisë që është bërë me lejet e ndërtimit në Tiranë, me aferën e inceneratorëve, me tenderat 22 milionë euro kilometri. Duhet të kapërdij neverinë që më ndjell propaganda e cila çdo vjedhje ma servir si zhvillim!

Kandidatët për kryetarë bashkie votohen nga shqiptarët dhe jo nga amerikanët. Janë ata “zdromsat”  që u këputen kërbishtet për të paguar faturat, që më pas Rama të udhëtojë me charter dhe servilët e tij të hanë të Nusreti; ata, që duhet të durojnë largimin e fëmijëve, nga politika e papërgjegjshme e tij; ata, që që refuzojnë një model kryebashkiaku si ky që kemi në Tiranë i cili u vjedh pronën, i mashtron, i vjedh dhe i tall dhe ku për çdo problem që kanë qytetarët di vetëm të fshihet pas potureve të Ramës, të qeshë kur është për të qarë.

Rama duhet ta dijë se ai buxhet ku ai bëhet i xhymertë me miqtë e tij, nuk është thes që ia ka lënë i ati. Në fakt po ta mendosh hollë – hollë, më mirë ca “gomerë” që nuk i binden Ramës dhe aferave të tij korruptive, se sa ata “gomerët” siç i quan ai modelet e tij, Veliaj, Suli, Bushi apo ndonjë tjetër.  Kështu të paktën do i pritet rruga abuzimeve që bëhen në emër të Rilindjes.

Sa për të kulturë, duhet ta dijë se në rast se qytetarët  ia bëjnë  “sikter” kandidatët e tij më 14 maj, nuk ka perëndi që i bën fajde.  Ato  që ka për të dhënë do t’i japë dhe duke kërcyer madje!

Por e thashë që në krye të herës, që ne nuk kemi një Kryeministër normal, që do t’i kuptonte të gjitha këto që thamë më lart.

Kemi një Kryeministër që kam frikë nga qytetarët e tij. Ai e di shumë mië kë ka vënë aty. E di fort mirë se çfarë ka bërë në këto dhjetë vjet dhe po të kishte vërtet drejtësi të pavarur, sot s’do t’i dilnin vitet që i kanë mbetur për t’i ngrysur prapa burgut dhe jo vetëm atij.

Kemi një Kryeministër në udhëkryq, mes pengmarrjes që i kanë bërë bandat e krimit me të cilat erdhi në pushtet dhe urrejtjes që ka mbjellë në popull.

Sa për ata që e mbështesin, nuk është e vështirë të gjesh ndonjë derdimen tutje-tëhu për ta përdorur si klloun e për të hequr vallen siç bënte sot në Kamzë, bashkë me Rakipin dhe Lalin në krah.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kiara i rrëfen Luizit frikën e vetme që ka –

Kiara i rrëfen Luizit frikën e vetme që ka -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –

12:26 | 28/05/2026
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo –

11:58 | 28/05/2026
Vazhdon mësimi me dy turne në Tiranë, tek “Edit Durham” u shpenzuan rreth 50 milionë euro dhe u pakësuan klasat! –

11:28 | 28/05/2026
Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin –

10:52 | 28/05/2026
Kushte skandaloze në Qendrën e Gjakut të spitalit të Lushnjës –

10:36 | 28/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo –
  • Vazhdon mësimi me dy turne në Tiranë, tek “Edit Durham” u shpenzuan rreth 50 milionë euro dhe u pakësuan klasat! –
  • Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin –
  • Kushte skandaloze në Qendrën e Gjakut të spitalit të Lushnjës –
  • Shisnin drogë pranë shkollave dhe ambienteve me të rinj, arrestohen 13 person në Durrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com