Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia Bujar Abedinin. Ky i fundit, rezulton pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.
Abedini u hetua dhe po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi ngjarje e shënuar në 1 qershor të vitit 2021, rreth orës 21.15 në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë.
Ky i fundit u arrestua në shtator 2023 në kuadër të operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë.
Grupi kriminal i Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes” me pasojë dy të vrarë dhe dy të plagosur, u zbërthye nga Artan Tafani , i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë.










