Më binte me drurin me gozhda – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më binte me drurin me gozhda –

12:46 | 17/04/2023
në Uncategorized
0

28-vjeçarja që u mbaj peng dhe u rrah rëndë nga i dashuri i saj në Tiranë, ka treguar sot për SYRI TV se si nisi dhuna e tmerrshme ndaj saj nga Gleard Gusholli në Tiranë, si hakmarrje ndaj prindërve të saj në Gjermani, të cilët e kishin përzënë nga shtëpia për shkak të dhunës që ushtronte mbi të bijën e tyre që muajt e parë të bashkëjetesës atje,

Vajza rrëfeu torturat e tij në shtëpi dhe ndihmën që i erdhi vetëm nga kushurira e autorit në Gjermani, e cila dëgjoi në telefonon ulërimat e saj për ndihmë. 28-vjeçarja rrëfeu se Gusholli ishte përdorues i kokainës.

Unë kam ardhur më 1 prill këtu (nga Gjermania) për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë; kemi sistemuar shtëpinë tonë.

Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar “do të hedh në lumë, do të marrë kushëririn tim në telefon tani e do të hedh në lumë, s’do të të nxjerr nga shtëpia…”

Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk  e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë, në trup. Më gjuante me një farë, me një shkop që ishte me gozhda në të gjithë trupin, më nxirrte thikën e ma mbante te trupi, te këmba. Më thoshte do të ta çaj barkun.

I lutesha, i thosha të lutem ma hap derën. “Nuk më do, nuk më do, në rregull, vetëm ma hap këtë derë që të dal nga kjo shtëpi”.

Ai donte të hakmerrej tek unë, ky ka qenë plani i tij, sepse ne kemi qenë tre muaj të ndarë. Në Gjermani ka filluar gjithë kjo dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh që bënte dhunë ndaj meje dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani.

Ne njiheshim prej gati një viti e gjysmë. Në Gjermani më ka bërë dhunë dhe nuk e kam denoncuar as unë, as familja ime.

Ky tani, prej xhelozisë, se kemi qenë tre muaj të ndarë, donte të hakmerrej. Më merrte telefonin, s’ma jepte. Nuk ma hapte derën për të dalë. Nuk kontaktoja dot asnjë njeri.

Në Gjermani kemi bashkëjetuar një muaj e gjysmë dhe pastaj prindërit e mi e nxorën nga shtëpia: “Merri gjërat dhe dil nga shtëpia”.

Persona të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë, por e di që fliste në telefon. Dilte në ballkon, fliste në telefon, shkruante mesazhe , më kërcënonte që do të vijë shoku im tani; do të bëjmë të pamundurën që të të torturojmë; do të të vdes, do të të hedh në lumë.”

Herën e fundit u zumë sepse e pyeta Gleardin pse nuk i lejohet të hyjë në Gjermani.  Ai më thoshte që nuk e di këtë gjë dhe akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar.

Ne nuk kemi denoncuar, nuk kemi bërë as denoncim atëherë, asgjë dhe në këtë moment ai merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë “të lutem më gjej një avokat në Gjermani që të marr vesh pse mua nuk më lejohet të hyj në Gjermani.”

Në atë moment ajo i thoshte disa herë që “të lutem mos u zini”, se e merrte vesh që unë gërthisja. Sa herë unë gërthisja, ai e fikte telefonin, më gjuante, më godiste, më thoshte “do të të vras”.

Ndërkohë folën prapë në telefon dhe aty i kërkova ndihmë; kjo ishte e fundit që unë mund të bëja edhe pse e dija që ai ndoshta mund të më vriste mua. Por i kërkova ndihmë dhe i thashë “Olta, të lutem, hajde më ndihmo”!

E fiku telefonin. Në atë kohë më fuste katër gishta në grykë, deri në fund dhe donte të mërrte shpirtin. Në atë moment e dija që “ok, po vdes, po jap avash avash shpirt”.

Për punë, ai është regjistruar tek agjencia e motrës dhe e nënës së vet. Nuk ishte në punë.

Unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani, jam infermiere dhe Gleardi në atë kohë ka qënë në qytetin ku jetoj unë, në Uvupertal dhe ka kërkuar ndihmë sepse nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare kam dashur ta ndihmoj sepse nuk e dinte as gjermanishten. Këtu u kthyem për të jetuar bashkë.

Ai vetë më ka thënë që nuk e konsumon më kokainën, por kur erdha këtë herë e konsumonte në sytë e mi dhe më thoshte mua “pije”. I kam thënë disa herë nuk e pi, nuk e pi, dhe jam gjendur në siklet, sepse thosha do të më rrahë, do të më vrasë, do të më rrahë dhe isha e detyruar ta konsumoja dhe unë.

Unë këto pesë ditët e fundit e kam konsumuar , po herë të tjera nuk kam pasur kurrë lidhje me drogën. Kurrë.

Mua nuk kam çfarë më mban më Shqipëria. Erdha këtu për të krijuar familjen time me Gleardin; ai nuk e ka dashur këtë gjë. Më ka sjellë këtu për t’u hakmarrë te mua.

Me familjarët e tij nuk kam folur. Atë ditë që erdhi Olta pastaj për të më ndihmuar, ai rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt dhe donte të më mbyste.

Pastaj kur e gjeti çelësin të hapte derën, ishte kunati i Gleardit, çuni i dajës dhe Olta, goca e dajës.

Ata djemtë vajtën tek Gleardi dhe e nxorën nga shtëpia, Olta ndenji tek unë. Më veshi disa rroba, se isha nudo se ai më kishte futur më përpara në dush dhe donte të më mbyste.

Më gjuante më këmbë karrigeje, ishte me vida, me gozhda, me atë ëm gjuante.

Banesa është ën emrin e mamasë së tij, aty jetonim ne të dy vetëm. Tani ka ardhur babai për të më marrë. Unë kërkoj drejtësi që ai të marrë atë dënim që i takon, atë që më ka bërë….Unë shpirtërisht jam e vdekur, psikologjikish, në çdo anë./SYRI.NET

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Meta ankohet te Glover: KQZ po mban qëndrime të njëanshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

23:21 | 15/01/2026
Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

23:11 | 15/01/2026
Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD –

22:47 | 15/01/2026
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji –

21:49 | 15/01/2026
Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur –

21:23 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –
  • Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –
  • Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD –
  • A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji –
  • Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur –
  • Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –
  • Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com