‘Jeni grup i dobët’, si nisi sherri në TikTok që përfundoi me armë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Jeni grup i dobët’, si nisi sherri në TikTok që përfundoi me armë –

11:02 | 15/04/2023
në Uncategorized
0

Një konflikt i nisur në TikTok, përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve në Durrës. Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit, 4 të rinj u konfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25 vjeç, pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit, me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25-vjeçari. Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.

Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios, i identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu. Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua në lagjen 10 të Durrësit, pas mesnate.

Sipas burimeve, Klajdi Mancaku dhe grupi i tij kundërshtar Mario Vrioni, Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin. Mario Vrioni pretendon se është muzikant dhe ka një grup që merret me muzikë moderne.

Klajdi ka komentuar duke shkruar se ‘jeni grup i dobët’ dhe se ‘nuk jeni realë’. Pas kësaj Mario Vrioni dhe Klajdi Mancaku janë konfliktuar verbalisht duke ofenduar njëri-tjetrin.

Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit. Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaqur me Mancakun.

Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mancaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ti nuk e di nëse e kam seriozisht me Efin –

Ti nuk e di nëse e kam seriozisht me Efin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Reshje bore në veri, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve –

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar –

10:38 | 08/01/2026
Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal –

10:34 | 08/01/2026
Ndërtim pa leje, merret i pandehur vëllai i biznesmenit Salillari –

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, i dënuar për drogë në Gjermani (Emri) –

10:22 | 08/01/2026
Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

09:54 | 08/01/2026
Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

09:32 | 08/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar –
  • Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal –
  • Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, i dënuar për drogë në Gjermani (Emri) –
  • Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –
  • Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –
  • Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar –
  • Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com