Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme! –

13:02 | 23/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –

Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –

“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e pretendimeve për “Përfitimin nga Amnistia” e vitit 2024.

Vendimi është marrë më 5 maj 2026 nga gjyqtari Orgent Nezaj, i cili që nga muaji janar 2026 kishte marrë në shqyrtim një kërkesë të të dënuarit me 25 vite burg, Lulzim Berisha, për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e përfitimit nga amnistia e vitit 2024.

Në objektin e kërkesës, Lulzim Berisha ka kërkuar dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim në Spanjë, që nga dita e arrestimit në këtë shtet, 14 dhjetor 2023, deri në ditën e ekstradimit në Shqipëri, 18 mars 2025.

Por në seancën e 5-të, të planifikuar me qëllim shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Lulzim Berisha, ky i fundit, por edhe avokati i tij mbrojtës, nuk janë paraqitur në gjykatë.

Mosparaqitja e Berishës në gjyqin e datës 5 maj përkon 4 ditë pasi në media (më datën 1 maj 2026) u publikua një video ku Lulzim Berisha, së bashku me Fehmi Mziun, Islam Kasa alias Mitralozi dhe persona të tjerë të dënuar, festonin dhe bënin video me telefona në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Pas kësaj videoje, Lulzim Berisha dhe avokati i tij, Ilia Ilia, nuk janë paraqitur në gjykatë pa dhënë arsye dhe shkaqe justifikuese.

“…në seancën gjyqësore të datës 5 maj 2026, kërkuesi Lulzim Berisha nuk u paraqit në seancë, i cili kishte depozituar deklaratë mospjesëmarrjeje në gjykim, në të cilën deklaronte se do të përfaqësohej nga avokati i zgjedhur prej tij, Ilia Ilia, nga ku rezultoi se ky i fundit nuk u paraqit në gjykim edhe pse kishte dijeni, duke mos referuar shkak të justifikuar për gjykatën. Gjykata çmon të theksojë se kërkesa me objekt sa më sipër është e drejtë ekskluzive e palës kërkuese dhe përbën një kusht themelor për zhvillimin e gjykimit nga ana e gjykatës. Nëse nuk ekziston kjo kërkesë e tillë, gjykata nuk mund të investohet… Kur kërkuesi nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj, heq dorë nga kërkesa ose ndryshon objektin e saj, gjykata e deklaron atë të papranueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Nisur nga kjo situatë, gjyqtari Orgent Nezaj ka vendosur deklarimin e papranueshëm të kërkesës me objekt “Përfitim nga Amnistia” dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në burg gjatë kohës së arrestimit në Spanjë.

Lulzim Berisha është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burgim për akuzën e kryerjes së disa vrasjeve në Durrës, të kryera këto në formën e grupit të strukturuar kriminal që vepronte në Durrës.

Pjesën më të madhe të këtij dënimi ai e ka kryer. Por një tjetër proces penal kundër Berishës vijon të jetë i hapur në SPAK dhe lidhet me dyshimet për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e Klodian Saliut në muajin shkurt 2005.

Në këtë proces, Lulzim Berisha është bashkë i pandehur me mikun e tij të vjetër, Plaurent Dervishaj, Emiljano Shullazin, Luftar Rreçin, Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Viktor Imerin e Vlorës

Të Lidhura

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –

nga 27
13:16 | 23/05/2026
0

Administrata Tatimore ka shtuar kontrollet në tregun e pasurive të paluajtshme, duke zbuluar raste të dyshuara për fshehje të ardhurash...

Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

nga 27
13:10 | 23/05/2026
0

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike në degën e Fierit po vijon normalisht, ndërsa demokratët i janë drejtuar...

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –

nga 27
12:58 | 23/05/2026
0

Pas takimit të zhvilluar në Sarandë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mbi problematikat e ndërtimeve pa leje...

“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

nga 27
12:34 | 23/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish ndaj Sali Berishës lidhur me procesin zgjedhor për kreun e PD-së,...

Para
Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –

13:16 | 23/05/2026
Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

13:10 | 23/05/2026
Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme! –

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme! –

13:02 | 23/05/2026
Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –

12:58 | 23/05/2026
“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

12:34 | 23/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –
  • Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –
  • Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme! –
  • Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë –
  • “Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!
  • Sa kanë votuar në 3 orët e para të Referendumit për Berishën? PD publikon shifrat dhe numrin e votuesve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –
  • Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com