Përballet me 34 akuza, Trump 7 orë dëshmi me dyer të mbyllura – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballet me 34 akuza, Trump 7 orë dëshmi me dyer të mbyllura –

18:16 | 14/04/2023
në Uncategorized
0

Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij.

Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e kaluar. Në padi thuhet se zoti Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe partnerët në biznes, duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e pronave, si hotele e fusha golfi, për të lehtësuar marrjen e kredive nga institucionet financiare. Menjëherë pasi zoti Trump hyri në zyrën e zonjës James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte “jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar”.

Pas përfundimit të dëshmisë me dyer të mbyllura, avokati i zotit Trump, Christopher Kise, tha se për shtatë orë, ish-presidenti “shpjegoi në detaje suksesin e jashtëzakonshëm të bizneseve të tij”.

“Transaksionet financiare, mbi të cilat është ngritur padia, kanë qenë jashtëzakonisht fitimprurëse për bankat dhe organizatën Trump”, tha zoti Kise. “Të gjithë do të talleshin me pretendimin se kemi të bëjmë me një mashtrim, nëse shihen faktet e këtij suksesi dhe jo tingujt e produkteve politike”, shtoi ai.

Kjo është një tjetër padi, që nuk ka lidhje me akuzat penale të ngritura kundër zotit Trump nga Prokurori i qarkut të Manhattan-it Alvin Bragg. Ngritja e tyre shënoi dhe rastin e parë në historinë e vendit, që një ish- president akuzohet për vepra penale.

Prokurorja James nuk ka pranuar tani t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me dëshminë e zotit Trump.

Herën e parë që ish-Presidenti u thirr për të dëshmuar në zyrën e prokurores më 10 gusht, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, me përjashtim të atyre me karakter procedural. Mbi 400 herë, zoti Trump iu referua të drejtës që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetutës për të heshtur. Në atë kohë, zonja James nuk e kishte ngritur ende padinë dhe mendohet se përgjigjet e zotit Trump lidhur me mënyrën se si ai e vlerësonte kompaninë e tij, mund të bëheshin bazë, për ngritjen e një padie penale ndaj tij.

“Kushdo në pozicionin tim, që nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë do të ishte tërësish budalla”, tha ai gjatë dëshmisë, e cila u regjistrua dhe më vonë u bë publike. Zoti Trump akuzoi prokuroren se po përpiqej të ngrinte një padi penale ndaj tij.

Por tashmë ndaj zotit Trump rëndojnë edhe akuza penale, të ngritura nga Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, akuza që rodhën nga hetimet lidhur me pagesat e bëra nga ish-avokati i tij Michael Cohen, me synimin për të garantuar heshtjen e dy grave, që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump, një gjë, që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Prokurori Bragg thotë se pagesat ishin pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në padinë e saj, kryeprokurorja James pretendon se zoti Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur lidhur me vlerën e pasurive të tij, duke ekzagjeruar në pasqyrat financiare vlerën e pronave, me qëllim përfitimi të paligjshëm.

Në një postim në mediat sociale të enjten në mëngjes, zoti Trump e quajti padinë “qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të ngritura kundër tij”.

Procesi gjyqësor në kuadër të padisë civile së ngritur nga zonja James është planifikuar të nisë në tetor. Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje mes prokurorisë dhe palës së paditur, dëshmia e zotit Trump do të dëgjohet në gjyq./VOA

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Burri hyn në Guinnes, bën 3 206 pompa për një orë –

Burri hyn në Guinnes, bën 3 206 pompa për një orë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat –

21:01 | 27/12/2025
Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm –

20:45 | 27/12/2025
Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë –

20:15 | 27/12/2025
Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital –

19:45 | 27/12/2025
S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë –

19:41 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat –
  • Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm –
  • Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë –
  • Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital –
  • S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë –
  • Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat –
  • Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com