Policia e Vlorës ka sekuestruar 200 kg marijuanë, 2 automatikë dhe 300 fishekë, në një operacion ku u arrestuan dy persona.
Të arrestuarit janë 49-vjeçari Çoban Tozaj, banues në fshatin Mallkeq të Vlorës dhe 24-vjeçari Mateos Bregu, banues në fshatin Kocul të Vlorës.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë, në një banesë pranë fshatit Mallkeq.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kg marijuanë, 2 automatik model 56, 4 krëhër të mbushur me fishekë dhe 300 fishekë të kalibrit 7.62 mm.