Mbërrijnë buldozerët, nis shkatërrimi i Valbonës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbërrijnë buldozerët, nis shkatërrimi i Valbonës

08:10 | 30/09/2016
në Shqiperi
0

Amerikania e Alpeve, Catherine Bohne i lutet shqiptarëve: Sot është një ditë shumë e zezë në Valbonë, pavarësisht se qielli është i kaltër. Në rast se kjo do të ndodhë këtu, në kundërshtim të hapur me ligjin, e ardhmja është e zezë për Shqipërinë.

valbona-riber

Mes rrëmujës së debateve në Tiranë për hashashin e plehrat, në Valbonë ka nisur shkatërrimi. Amerikania e Catherine Bohne, e cila jeton prej shumë vitesh në Valbonë lëshon alarmin për nisjen e ndërtimit të HEC-ve dhe bën thirrje për të ndalur shkatërrimin. Ajo ka publikuar sot një letër të hapur drejtuar qeverisë dhe qytetarëve

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Letra

Sot në ora 8 të mëngjesit kanë mbërritur buldozerët në Dragobi dhe Maskollatë, në Parkun Kombëtar të Valbonës. Që nga ora 11.00 në male jehonte zhurma e shkatërrimit.

Veprimet e sotme janë të fundit në betejën, që nisi në janar 2016, kur u mësua për planet për të ndërtuar 14 HEC-e gjatë vetëm 30 kilometrave në lumin e Valbonës, tetë nga të cilat janë krejtësisht në brendësi të Parkun Kombëtar.

eskavatori-ne-valboneDuke ndjekur procesin formal ligjor, banorët u dorëzuan një numër ankesash zyrtare agjencive të ndryshme qeveritare, ku vunë në dukje që nga procedurat e këqia të Mjedisit, tek mungesa e informimit për publikun dhe rreziqet ekonomike që vijnë nga projektet. Në të njejtën kohë, u harxhua shumë energji në demonstrime publike për të tërhequr vëmendjen e medias dhe në shkallë vendi.

Shqetësimet e banorëve u dëgjuan dhe u mbështetën nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si WWF, EuroNatur dhe Riverwatch, të cilat bashkuan zërat e tyre drejt institucioneve të ndryshme qeveritare në nivelet më të larta.

Për fat të keq, ka patur pak ose aspak përgjigje deri tani nga qeveria shqiptare. U pranuan zyrtarisht vetëm pak ankesa. U dërgua një përgjigje, duke iu referuar një ankese të dikujt tjetër, që nuk kishte të bënte me ankesën e dërguar.

Në asnjë rast nuk u ndërmor një veprim konkret dhe në asnjë rast nuk u dërgua ndonjë informacion i kërkuar.

Ndërkohë, duke qenë se kishin konsumuar të gjitha procedurat e duhura ligjore dhe përballë rezultateve tejet të pakënaqshme, banorët e zonës të përfaqësuar nga OJF TOKA pajtuan avokatë për të ngitur padi kundër qeverisë.

Tani kemi të bëjmë me një garë kundër kohës në Valbonë për të parë se çfarë do të ndodhë më tej. Nga një anë, kemi banorët e zonës që kërkojnë mbrojtje të mjedisit, ruajtje të burimeve natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, që shprehin shqetësim për një zhvillim të qendrueshëm dhe të shumëllojshëm ekonomik dhë që dëshirojnë të ushtrohet procesi ligjor i duhur dhe zbatimi i legjislacioni shqiptar.

Nga ana tjetër, kemi kompanitë ndërtuese dhe, për fat të keq, edhe qeverinë shqiptare, e cila, edhe pse ka pranuar në tërësi se koncesionet nuk duhej të ishin dhënë, nuk duket se shqetësohet shumë për zbatimin e tyre.

E vërteta e thjeshtë është se këto koncesione nuk duhej të ishin dhënë, pasi pasojat e tyre do të jenë katastrofike – mbi ekonominë, natyrën dhe mbi shoqërinë civile të Shqipërisë që nuk mund të mbajnë mbi vete një tjetër shembull të korrupsionit dhe makutërisë afatshkurtër që triumfojnë mbi arsyen e thjeshtë të shëndoshë.

cetrinRezultatet afatgjata të këtyre zhvillimeve do të ishin tragjedi ekonomike dhe mjedisore dhe një çmim shumë i lartë do të paguhej nga brezat e ardhshëm.

Ndërkohë që kuptohet se ndërtuesit nuk merakosen fort për këtë çmim, të vjen keq të konstatosh se qeveria shqiptare duket se nuk ndjen as brerje ndërgjegjeje dhe as përgjegjësi, as për barrën që i ngarkohet të ardhmes, as për zgjedhjet që mund t’u mohohen brezave që vijnë.

Ndonëse është vonë, ende nuk është tepër vonë. Tani është koha e duhur. Në rast se dëgjohet zëri i arsyes, ai duhet të dëgjohet tani.

Bëje zërin tënd të dëgjohet!

Dita e sotme është një ditë shumë e zezë në Valbonë, shumë e zezë pavarësisht se qielli është i kaltër dhe moti i shkëlqyer, pasi, në rast se kjo do të ndodhë këtu, në kundërshtim të hapur me ligjin, e ardhmja është e zezë për Shqipërinë.

Unë kam ardhur këtu sepse e dua Shqipërinë siç e gjeta dhe besoj se Shqipëria është më e mirë se ajo çka po ndodh tani. Sëbashku mund të kërkojmë diçka më të mirë.

Një nga amerikanët më të shquar, Thomas Jefferson, ka shkruar dikur:

“Nëse ndonjëherë do të vendosja që të kemi një qeveri pa gazeta apo gazeta pa qeveri, nuk do të hezitoja asnjë çast për të zgjedhur të dytën”.

Kjo, pasi ai kishte kuptuar se gazetat, që sot i quajmë “media” ishin zëri i popullit, kërkesa për drejtësi, kërshëria e pashuar që të kemi një botë më të drejtë, më transparente.

Po u shtoj edhe diçka këtyre që shkrova. Ka kaq shumë argumenta për të ndaluar këto zhvillime dhe për të patur një bashkëbisedim inteligjent se si të zgjidhim situatën e tmerrshme që kemi trashëguar të gjithë bashkë.

Qeveria pretendon se nuk mund të bëjë asgjë, pasi e ka “trashëguar” problemin. Po kush, në fund të fundit, do ta trashëgojë shkatërrimin e Valbonës?

Me dashuri nga Valbona

Catherine

Etiketa: Amerikania e AlpeveCatherine BohneDragobiEuroNaturMaskollatëOJF TOKAParku KombëtarRiverwatchThomas JeffersonValboneWWF

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Kantieri i UKT-së tek Kodra e Priftit rrezikon fëmijët

Kantieri i UKT-së tek Kodra e Priftit rrezikon fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com