Veliaj kritikohet nga organizatat ndërkombëtare për “demaskimin” e JOQ dhe Lolitës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj kritikohet nga organizatat ndërkombëtare për “demaskimin” e JOQ dhe Lolitës –

19:03 | 31/03/2023
në Uncategorized
0

Deklarata “demaskuese” e kryebashkiakut të Tiranës pas dy personave që, sipas tij, fshihen pas faqeve popullore Lolita dhe Jeta Osh Qef në mediat sociale së fundmi shkaktoi zemërim mes organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat e kritikuan atë si një sjellje që vë në rrezik sigurinë fizike të këtyre individëve.

Veliaj deklaroi në një ngjarje të organizuar prej tij se dy persona, një grua, që sipas tij fshihet pas faqes popullore Lolita, dhe një burrë, që drejton faqet popullore Jeta Osh Qef, i kanë vënë gjobë kompanive të autobuzëve urbanë duke kritikuar cilësinë e shërbimit të tyre dhe se sipas tij, ata janë identifikuar tashmë dhe bashkia po përgatit denoncim te autoritetet.

ECPMF deklaroi se ishte e tronditur nga ngjarja. “Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se indentetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,” deklaroi ajo.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por organizatat besojnë se pretendimet e kryebashkiakut për gjoba duken të pabazuara dhe se shënjestrimi i administratorëve të këtyre dy faqeve prej tij është e pajustifikuar dhe mënyra se si Veliaj i ka shënjuar ata, shoqëruar me publikimet në mediat proqeveritare dhe kërcënimet me jetë ndaj tyre në seksionin e komenteve të këtyre mediave, përbëjnë shqetësim për dhunim të lirisë së shprehjes.

Deklaratën më të ashpër e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë.

“Jam shumë i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në publikimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike në Facebook në Shqipëri, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, megjithëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet përmes humorit (pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo)”, deklaroi Gutiérrez.

“Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik. Unë i rikujtoj z. Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në mjediset e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentatorëve publikë,” shtoi ai.

Sipas Gutièrrez, “ky është një dhunim serioz i lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të qëndruar anonim. Shpresoj që kryeministri Edi Rama do të sigurohet që kjo sjellje e rrezikshme të ndërpritet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kritikë,” shtoi ai.

Harta e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, e shënjoi deklaratën e Veliajt si “kërcënim”. Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të shënjuar.

“Ekspertët e medias në Shqipëri pranojnë se të dyja platformat përbëjnë interes publik, sepse ato janë anonime dhe kritike ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës.

“Veliaj shpalli emrin dhe mbiemrin e gruas që ai pretendon se fshihet pas blogut Lolita, duke përmendur se ajo ka dy fëmijë. Ai dha gjithashtu emrin e një burri që pretendon se është administrator i JOQ,” shkruhet në njoftimin e rregjistrimit të rrezikut.

“Kryebashkiaku aludoi pa dhënë prova se të dyja janë angazhuar në shantazh ndaj kompanive të autobuzëve në Tiranë, të cilët pretenduan se janë kërcënuar të paguajnë në mënyrë që të shmangin vlerësime negative. Disa vëzhgues të medias në Shqipëri ngritën pikëpyetje serioze mbi këto pretendime.

Ekspertët thanë se ndonëse këto dy blogje me ndikim nuk ndjekin gjithmonë standardet etike në satitën e tyre, që të dyja shërbejnë në një rol për interes publik duke mbajtur njerëzit në pushtet llogaridhënës,” shënohet në njoftim.

Platforma, e cila mbështetet nga Këshilli i Evropës, vërejti gjithashtu se si komentet e Veliajt u publikuan nga media proqeveritare dhe këto publikime u pasuan nga sulme të shumta verbale dhe kërcënime ndaj dy individëve,.

“Kjo shkakton shqetësim për sigurinë fizike të tyre. Kritikët ngritën shqetësim veçanërisht për faktin që kryebashkiaku përmendi gruan dhe dy fëmijët, gjë që mund t’i ketë vënë ata në rrezik.”

Kryebashkiaku i Tiranës gëzon mbështetje të plotë nga shumica dërrmuese e medias, e cila ritransmeton me shumicë materjale propagandistike të prodhuara nga ai vetë.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tre arsyet kryesore pse njerëzit nuk duan të martohen –

Tre arsyet kryesore pse njerëzit nuk duan të martohen -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com