Eskpertët propozojnë draftin për ndryshime në kodin penal. Sipas këtij drafti ekspsertët kërkojnë deri në 18 vite burg për këdo që shkakton një aksident me pasojë vdekjen sic ishte dhe rasti më i fundit ku efektivi i policisë në Kamëz u aksidentua pë vdekje nga një shofer me precedent në shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe nën efektin e alkoolit.
Cdo aksident me pasojë vdekjen e një apo më shumë personave e shkaktuar nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit si manovër e gabuar, mosrespektim kufizim shpejtësie, semafori dhe sensin e lëvizjes propozohet të ndëshkohet me dënim maksimal deri në 18 vite burg, thuhet ne draft.
Zyrtarisht drafti është ende në diskutim, dhe ReportTv ka mundur të sigurojë një kopje të tij, ku tashmë nga dy nene që ka aktualisht për aksidentet rrugore dhe pasojat e shkaktuara shkon në tre numri i tyre dhe për herë të parë futet termi ‘vrasja’ nga mos respektimi i normave të sjelljes në rrugë.