Një djalë 3-vjeçar nga Irlanda që vuan nga një formë e pashërueshme e epilepsisë ka shfaqur përmirësime që kur ka filluar të trajtohet me vaj kanabisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tristan Cahalane vuan nga sindroma Dravet, që e bën atë të vuajë disa goditje epilepsie në ditë.
Por në tre muajt e fundit ai po ja del shumë mirë pas një trajtimi të ri në Kolorado të SHBA-së.
Nëna e Tristan, Yvonne mori një vendim vitin e kaluar për t’u larguar nga vendi ku jetonin drejt SHBA-së në mënyrë që djali i saj të trajtohej me vaj kanabisi.
Trajtimi nuk ishte i mundur në Irlandë sepse kanabisi është i jashtëligjshëm atje.
Ndërsa i ati i Tristan tha: “Asnjë familje s’do ta kishte marrë një vendim të tillë, por ja që na doli për mirë”.
/oranews/