Euro bie sërish poshtë 114 lekëve, pranë niveleve më të ulëta – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro bie sërish poshtë 114 lekëve, pranë niveleve më të ulëta –

15:22 | 28/03/2023
në Uncategorized
0

Euro ka rënë sërish poshtë kufirit të 114 lekëve në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 113.98 lekë, duke shënuar rënie për të tretën ditë radhazi.

Aktualisht, euro ndodhet përsëri pranë niveleve më të ulëta për vitin 2023, shumë afër vlerës prej 113.97 lekë që ishte shënuar më datë 13 mars.

Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se kjo është një situatë në vazhdimësinë e presioneve nënçmuese të tregut mbi monedhën europiane, të vërejtura qartë qysh vitin e kaluar. Faktori mbizotërues, sipas tyre, ngelet oferta e bollshme e euros në tregun valutor, përkundrejt një kërkese për monedhën europiane që në vijimësi vlerësohet si e dobët.

Duke analizuar faktorët kryesorë që ndikojnë kursin e këmbimit, pozitat e forta të lekut kundrejt euros mund të shpjegohen me disa element. Vitin e kaluar, bilanci i pagesave shënoi përmirësim. Deficiti i llogarisë korrente u reduktua me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Ky përmirësim u ndikua nga ecuria pozitive e eksportit të shërbimeve, sidomos vitit rekord të turizmit, ku të ardhura në terma neto prekën rekordin historik prej 1.07 miliardë eurosh, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Një efekt pozitiv po jep edhe zëri i të ardhurave dytësore, ku dërgesat e emigrantëve prekën nivelin më të lartë që prej vitit 2008.

Paralelisht, edhe flukset në llogarinë financiare prekën vlera rekord. Investimet e huaja arritën vlerën historike rekord prej 1.37 miliardë eurosh, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë. Këto shifra shpjegojnë në një masë të madhe ecurinë në rritje të flukseve të valutës në ekonominë shqiptare, pa llogaritur këtu prurjet informale, që është e vështirë të vlerësohen, por që në perceptimin e agjentëve të tregut kanë një rol të rëndësishëm në ofertën e valutës.

Në teori, një lloj ndikimi në kursin e këmbimit mund të kenë pasur edhe politikat me natyrë shtrënguese që kanë prekur ofertën e monedhës kombëtare. Banka e Shqipërisë në 12 muajt e fundit ka rritur normën bazë të interesit për pesë here, nga niveli 0.5% në 3%.

Jo rritje ngelet gjithsesi më e ulët se rritja e normës bazë të euros. Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese gjatë vitit të kaluar dhe deficiti buxhetor pësoi rënie me 8% krahasuar me një vit më parë. Këto zhvillime kanë bërë që rritja vjetore agregatit monetar M2 (paraja jashtë bankave dhe depozitat në lekë të rezidentëve përfshira në paranë e gjerë, përjashto llogaritë dhe depozitat e qeverisë) të bjerë në nivelet më të ulëta në katër vitet e fundit.

Efektet e mbiçmimit të monedhës janë të favorshme për një pjesë të aktorëve ekonomikë, por të dëmshme për disa të tjerë. Forcimi i lekut ka zbutur ndjeshëm presionet inflacioniste nga importi dhe është një ndër faktorët që ka ndikuar në nivele më të ulëta të inflacionit krahasuar me ekonomitë e tjera europiane. Në këtë mënyrë, mbiçmimi i euros ka ndikuar pozitivisht sektorin importues, mbizotërues në ekonominë shqiptare, por edhe konsumatorët. Efektet janë pozitive edhe për kredimarrësit në euro, që i kanë të ardhurat e tyre në lekë. Kjo ka zbutur pjesërisht efektin e rritjes së normave të interesit të kredive, të përcjellë sidomos nga kreditë me interes të ndryshueshëm nga rritja e treguesit referues, Euriborit.

Nga ana tjetër, forcimi i lekut ndaj euros është një zhvillim negativ për sektorin eksportues të ekonomisë, që siguron të ardhura në valutë dhe që shpenzimet i kryen përgjithësisht në lekë. Rënia e euros dhe trysnitë e forta për rritjen e pagave që po ushtron tregu i punës ndikojnë negativisht marzhet dhe konkurrueshmërinë e eksportuesve, sidomos në sektorëin e fasonerisë.

Humbje nga nënçmimi i euros në teori kanë edhe subjektet që kanë kursime në monedhën europiane dhe shpenzime në lekë, por sidoqoftë ky efekt është relativ, duke pasur shkallën e lartë të euroizimit të ekonomisë së brendshme. /Monitor 

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Marcus Rashford joshet nga oferta e klubit elitar? –

Marcus Rashford joshet nga oferta e klubit elitar? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:50 | 23/12/2025
Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –

21:34 | 23/12/2025
Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –

21:16 | 23/12/2025
Më thanë tërhiqu nga… –

Më thanë tërhiqu nga… –

20:54 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Lidhje mes policisë dhe Agasit? Dëshmia e Meçes implikon zv/drejtorin Erion Ismaili –
  • Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën –
  • Më thanë tërhiqu nga… –
  • SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Sarandës, dyshime për ryshfet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com