Është rikonstruktuar tërësisht kopshtiti “Bob Ndërtuesi”, në njësinë administrative numër 8 të kryeqytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të kopshtit tha se investimi për të vegjlit është një investim për të ardhmen e Tiranës.
Gjithashtu Kryebashkiaku Veliaj tha se puna e kryer me kopshtet ka rritur ndjeshëm kërkesën e prindërve për të siguruar një vend për fëmijët e tyre në to, ndaj edhe bashkia, për të menaxhuar sa më mirë situatën, ka vendosur që të respektojë të gjitha grupet sociale duke përcaktuar kuota për shtresat në nevojë.