McGonigal i lidhur me Gazprom, punoi me Ramën… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

McGonigal i lidhur me Gazprom, punoi me Ramën… –

15:45 | 16/03/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka treguar ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me fushat e naftës që iu hoqën amerikanëve për t’i kaluar në duart e rusëve të Gazprom. Në një rrëfim për emisionin investigues ‘Narativ’ të gazetarit Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, Crawford ka rrëfyer se përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017, me mbërritjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal në Shqipëri.

Ai shton se bëjet fjalë për dy kompanitë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe, por që realisht ishin të Gazprom. Sipas Crawford, kjo gjë është bërë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom. Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza,”- tha Crawford.

“McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të kompromentojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?”- shton ai.

I pyetur për bisedën e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe McGonigal, ku ky i fundit e ka paralajmëruar për rusët, Crawford tha se në fakt, ish-agjenti i FBI-së i ka thënë ‘mos puno me ata rusët e tjerë’, por jo që t’i eliminonte totalisht rusët nga skema.

Madje shtoi se në kompaninë austriake del oligarku rus, Oleg Deripaska.

“Lidhjet ruse në këtë skandal janë shumë të qarta dhe shumë të forta. Gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo rezultoi në një ryshfet prej 225 mijë dollarësh, paguar për McGonigal,” shprehet ai. Më pas, erdhi skema që synonte të ‘pastronte’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera. Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,”- tha ai.

Kryetari emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri tha se Gazprom përmes kompanisë Transoil të Shefqet Dizdarit, partnerit shqiptar të McGonigal dhe ish-agjentit tjetër të FBI, Mark Rossini, mori disa fusha nafte në Shqipëri, duke ‘zbuar’ investitorët amerikanë.

Ai tregoi se si Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjetikës, shkoi në Kongresin e SHBA në vitin 2018 dhe u tha të bëjnë kujdes me rusët, ndërkohë që kur u kthye, ua dha fushat e naftës pikërisht rusëve të McGonigal.

“Ministri i energjisë shkoi në SHBA në shkurt të vitit 2018 dhe i tha Kongresit amerikan se duhet të kemi kujdes me rusët. Pra, përfundoi duke i thënë amerikanëve, ‘hej bëni kujdes me rusët’ dhe më pas kthehet dhe ia jep fushat e naftës kësaj firme. Në këtë kohë McGonigal kishte dalë në pension në FBI dhe kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në një nga këto rastet, madje mori një medalje nga ministri i energjisë, që u postua në Facebook, për shërbimin e tij ndaj vendit. Më pas formuan një kompani në Shqipëri, McGonigal si anëtar menaxhues, me Rossinin, Nezën dhe Dizdarin. Dhe në fakt i morën fushat e naftës. Por situata u komplikua sepse konkurrentët e tjerë e sfiduan këtë vendim në gjykatat vendase,”- tha Crawford.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ja çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të naftës e benzinës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia –

Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia –

23:31 | 01/03/2026
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios –

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios –

23:11 | 01/03/2026
Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës –

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës –

22:53 | 01/03/2026
Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës –

Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës –

22:41 | 01/03/2026
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 | 01/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia –
  • “I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios –
  • Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës –
  • Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës –
  • Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat
  • Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia –
  • “I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com