Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, ka deklaruar se prej më shumë se një dekade është pjesë e protestave qytetare dhe se zhvillimet në vend po çojnë drejt një përshkallëzimi të pakënaqësisë publike.
I ftuar në “Kafe Shqeto”, Malkaj tha se angazhimi i tij publik është intensifikuar që prej debatit për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se nuk ka reshtur së protestuari. Sipas tij, përvoja historike dhe ajo që ka lexuar gjatë viteve e kanë bindur se ndryshimet e mëdha shoqërore nuk arrihen lehtë.
Aktori u shpreh se vendi po shkon drejt një përshkallëzimi të tensioneve sociale, duke argumentuar se drejtuesit politikë duhet të mbajnë përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Gjatë intervistës, ai kritikoi edhe mënyrën se si qeveriset vendi, duke theksuar se kryeministri duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të mbështetësve të forcës politike që drejton.
Në vijim të bisedës, Malkaj përdori edhe krahasime të ashpra për të përshkruar sjelljen e liderëve që, sipas tij, shkëputen nga realiteti i qytetarëve, duke i cilësuar veprimet e kryeministrit si shenja të një largimi nga problemet reale të vendit.
Malkaj: Unë personalisht, të paktën kam 10 vjet që jam në protestë. Unë personalisht që me problemet që u hapën me teatrin dhe nënshkrimbja këtë, unë nuk kam pushuar, sepse kam kuptuar një gjë, edhe me ato që kam lexuar unë… të gjitha çfarë ke lexuar dhe çfarë ke shikuar të shtyjnë që nuk fitohen gjërat ndryshe, o do marrësh pushkë, o do marrësh shkopinj.
Domethënë. Kështu i kanë arritur popujt e tjerë që janë shumë më të avancuar nga ne.
Po unë mendoj se është vonuar por që aty do vejë, te përshkallëzimi. Aty do vejë sepse një njeri që zgjidhet, zgjidhet të jetë i përgjegjshëm për atë jo i papërgjegjshëm.
Atëherë, nga andej nga ana ime, ose unë më saktë e kam dëgjuar nga gjyshja ime, këtë shprehje: Po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë.
Po sigurisht. Po të dalë kryeministri i vendit atje, po pse o kryeministër është ai? Po pse, si mendon ai se duhet të zgjidhë vetëm hallet e socialistëve? Po një kryeministër nuk zgjidhet për hallet e partisë që ai përfaqëson. Po ai ka gjithë popullin në kurriz.
Që nga fshati më i humbur edhe deri tek kryeqyteti që është qendra e kulturës. Ai nuk mbush më, atij i ka ikur… i ka lëvizur ajo që thotë, po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë. Çfarë të të them unë ty?
Shiko, të gjithë diktatorët e kanë këtë. Këtë këngën në vallëzimin, këtë e kanë, e kanë, edhe kanë ikur bashkë me të pastaj. Me këtë, se kjo është…karshillëk madhe që i bën popullit tënd. Është një gjë… shiko, unë mund të bëj çfarë të dua, është ajo që bën ai. Dhe nuk dua t’ja di për juve. Ju jini kështu, flamengo a çfarë thotë ai tani… Ai po i bën hyzmet drurit. Ky kryeministri.
Po i bën hyzmet drurit. Ai e kërkon me patjetër këtë drurin. Sepse të bëjë ashtu… Po si mundet? Si ka mundësi?
Ai e ka me gravatë, me kostum, me të gjitha… Është korrekt, pret, përcjell… Ç’është kjo? Nga e kemi këtë?
Jo po nuk është ekstravagancë kjo, nuk është… kjo është lajthitje.
Lajthitje e rëndë… ose, siç themi rëndom neve, i ka shkarë ledhi. I ka shkarë ledhi. Mbaroi. Sa ta gjejë ai, sa ta kërkojë ai… mjafton… ose si të të them unë, mendja është si një dorë me miza. E hape, ikën. Mblidhen mizat më?










